Foto
ilustruese,
kryebashkiaku
Lulzim
Basha
LAJME DITE
Tiranë, 12 shtator 2012, NOA- Kryebashkiaku Lulzim Basha ka marrë pjesë në rikonstruksionin e rrugës “Endri Keko”.
Me një investim prej 34 570 234 lekësh, rruga “Endri Keko” që lidh bulevardin “Zhan D’Ark” me rrugën “Sadik Petrela”, me gjatësi 420 ml, do të ndërtohet me parametra modernë.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast Basha tha se, me buxhetin e vitit 2012 realizohet i njëjti volum punësh publike, sa në 11 vitet e fundit.
“Gjatësia kryesore e rrugës do të ketë një gjerësi prej 13 metrash dhe në një pjesë do të ngushtohet, për të akomoduar situatën e pronarëve, në 9 metra por gjithsesi do të mbetet një rrugë e parametrave modernë europianë dhe kjo do të reflektohet edhe në praninë kudo, të rampave për personat me aftësi të kufizuar, në instalimin e të gjithë rrjetit nëntokësor të kabllove, spostimin e linjave elektrike dhe shtyllave të tensionit dhe mbjelljen e 230 fidanëve të rinj pemësh, përgjatë rrugës”, u shpreh Basha, raporton noa.al.
Mësohet se në të dy anët e rrugës është parashikuar ndërtimi i trotuarëve për kalimin e këmbësorëve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri gjithashtu të ditur se ka përfunduar dhe projekti teknik për rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe pritet financimi i tij nga qeveria shqiptare.
a.y/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: