Këshillat për të mos u shëndoshur në shtatzëni
Transmetuar më 11.09.2012 15:59
Dublin, 11 shtator 2012, NOA- Për të shmangur marrjen e kileve të tepërta të cilat mund të shkaktojnë probleme dhe komplikacione, nënat duhet ta drejtojnë vëmendjen e tyre te karbohidratet e njohura si ushqimet që shkaktojnë tejngopjen me glicemi.

Nuk ekziston vetëm rreziku për të qenë mbipeshë, por edhe frika se mbetesh përjetë e tillë dhe ndoshta mund të duhet shumë kohë për tu kthyer në formë.

Për të evituar grumbullimin e kilogramëve të tepërt, në një studim të ri të publikuar në

British Medical Journal të drejtuar nga University College në Dublin dhe National Maternity Hospital në Britaninë e Madhe, sugjerohet që femrat shtatzënë tu drejtohen karbohidrateve të “mira” me nivel të ulët glicemie, në vend të atyre që rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Duke ndjekur një dietë të tillë rreziku i shëndoshjes ulet nga 20 deri në 38%.

Për të arritur në këtë përfundim u morën në shqyrtim 800 nëna të cilat lindën në spitalin e Dublinit duke ndjekur një dietë me karbohidrate të mira.

Studiuesit që morën në shqyrtim nënat shtatzënë dhe siç informon noa.al arritën në përfundimin se ato femra që ndiqnin një dietë normale shtonin 13.7 kilogramë në peshë gjatë shtatzënisë, ndërsa gratë që konsumonin në shtatzëni ushqime me bazë të ulët glicemie merrnin mesatarisht 12.2 kilogramë.

Edhe pse diferenca mund të duket e vogël, studiuesit thonë se ajo është e rëndësishme pasi ky shtim në peshë bën që shumica e nënave të lindin me operacion dhe pas shtatzënisë mund të mbeten obeze.

a.y/noa.al

 

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania