Rita Ora erdhi në Kosovë e ftuar nga Jahjaga? Presidenca e mohon
Transmetuar më 08.09.2012 19:44
Rita Ora mbërriti sot në Prishtinë
Këngëtarja Rita Ora ka arritur në Prishtinë, një ditë pasi ajo u paraqit në natën e ndarjes së çmimeve MTV Awards. Këngëtarja është akomoduar në hotelin “Emerald”, përderisa stafi i saj kanë kërkuar dëshirën e saj nga stafi i hotelit, e cila ishte mantia kosovare.

Por, enigmatik kanë mbetur organizatorët e kësaj ardhjeje të kosovares, e cila është pjesë e kompanisë Roc Nation.

Përderisa më parë është thënë se Rita Kosovën do ta vizitoj me ftesë të presidentes Jahjaga, këtë e ka mohuar zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu duke thënë se presidenca nuk ka njohuri për ardhjen e Ritës në Kosovë.

“Ato çka janë përfolur në media nuk janë të sakta sepse presidentja, me sa kam informata unë, nuk e ka ftuar në Ritën”, tha Vllahiu për Express.

As nga Ministria e Jashtme nuk kanë informata për Ritën, njëjtë sikurse nga Ministria e Kulturës, e cila ministri thuhet se e ka sjell Ritën në Kosovë por që ajo nuk ka dërguar asnjë komunikatë për shtyp dhe zyrtarët e saj është e pamundur të flitet me ta në telefon.

Nga ana tjetër në mëngjesin e së shtunës lajmin për media e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Kosovapress.

Burime të afërta të kësaj agjencia kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin e madh që të mbahet të hënën, më 10 shtator, në Stadiumin e Prishtinës.

Po sipas burimeve të kësaj agjencie, këngëtarja Rita Ora, ka ateruar në Prishtinë në orën 10 dhe gjatë ditëve sa do të qëndrojë në Kosovë do të akomodohet në hotelin “Emerald”, në periferi të Prishtinës.

Ky koncert do të mbahet në ditën kur edhe përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe se prezenca e Rita Orës, këtë festë pritet ta bëjë edhe më madhështore.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania