Zyrtarisht Bamir Topi kryetar i Frymës së Re Demokratike
Transmetuar më 07.09.2012 11:01
Bamir Topi, Gazment Oketa
Tiranë, 7 shtator 2012, NOA- Zyrtarisht ish-Presidenti Bamr Topi i është bashkuar forcës së re politike Frymës së Re Demokratike e udhëhequr deri më tani nga deputeti nismëtar Gazment Oketa.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Oketa tha se grupi nismëtar mirëpriti me respekt dhe gatishmëri vendimin e zotit Topi për tu bërë pjesë e FRD.

“FRD mori vendimin që ti besoj drejtimin e kësaj partie zotit Bamir Topi deri në Kuvendin e ardhshëm Kombëtar, si një angazhim më shumë për të. Prania e tij në Frymën e Re Demokratike është një vlerë e shtuar, i cili iu bashkua projektit tonë për të dhënë kontributin e tij për një Shqipëri demokratike”, u shpreh Oketa, raporton noa.al.

Në vijim ai shtoi se janë edhe 10 muaj kohë deri sa shqiptarë të vendosin për të ardhmen e tyre dhe se vota e tyre do vendosë gjithçka.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania