Pogradec, 4 shtator 2012, NOA – Ka nisur në qytetin e Pogradecit edicioni i Dytë i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë. Ky aktivitet organizohet nga një grup kineastësh e gazetarësh si Eno Milkani, Fatos Baxhaku, Gerta Qurku, me mbështetjen e Bashkisë së Pogradecit dhe donatorëve të ndryshëm.
Filmi "Shqiptari" (Der Albaner) e regjisorit gjerman Johannes Naber e protagonist aktorin shqiptar Nik Xhelili hapi mbrëmë në sallën e kinemasë "Lasgush Poradeci" festivalin. Në këtë aktivitet marrin pjesë nëntë vendeve nga Ballkani dhe veç manifestimit të miqësisë e bashkëpunimit midis këtyre vendeve, synon promovimin e vlerave më të mira të filmit artistik me metrazh të gjatë, filmit të shkurtër dhe atij dokumentar që krijohet sot në këtë rajon të Europës.
Në festival, gjatë gjashtë ditëve, do të shfaqen 10 filma artistikë e 32 filma me metrazh të shkurtër e dokumentarë nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Turqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Rumania e Kroacia.
Juria e festivalit më 9 shtator do të ndajë dhe çmimet për filmat më të mirë.
a.k/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: