Dy skenare për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni
Transmetuar më 22.08.2012 10:30
Shkup, 22 gusht 2012, NOA - Në Maqedoni janë shtuar zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pako me zgjedhjet lokale të marsit të 2013.

Burime pranë diplomatëve europerëndimor në Shkup thanë se janë dy skenarë akoma të padeshifruara për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa mëdyshjet janë se si hartues të planit janë dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE, por pjesërisht edhe BDI.

“Ka shumë sinjale që nxjerrin një konstatim se partnerët e koalicionit kanë krijuar një situatë të tillë të përgatitjes së terrenit për zgjedhjet e parakohshme në pako me ato lokale. Homazhet në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan nga ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi dhe pjesëtarët e ARM si dhe Ligji për përkujdesje për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë nga VMRO-DPMNE janë dy veprimet që nxitën tensionet brenda koalicionit qeverisës, duke nxjerrë në sipërfaqe reagimet për shpërbërjen e koalicionit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Por, megjithatë situata do akoma një analizë se cili është veprimi i BDI-së në këtë rast dhe se a bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje midis Ahmetit dhe Gruevskit”, theksoi për INA, një burim diplomatësh perëndimor.

Skenari i dytë është se vetë Gruevski ka ndërmarrë vendimin për të shkuar në zgjedhje, për tu ballafaquar me liderin e opozitës Branko Cërvenkovski, duke luajtur vetëm një kartën nacionaliste. Kryetari i VMRO-DPMNE përmes Ligjit për përkujdesje institucionale për pjesëtarët e forcave të sigurisë pjesëmarrës në konfliktin e 2001 synon të përfitojë shumicën e votave duke siguruar maxhorancë stabile sërish prej mbi 60 deputetëve.

Janë me mijëra maqedonas që në konfliktin e vitit 2001 ishin pjesë e forcave rezerve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Armatës së Maqedonisë (ARM). Ata do të gëzojnë një mbështetje dhe status special me miratimin e ligjit, që përjashton zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve të tensionuara politike në Shkup po qëndron zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Filip Riker, i njohur si ish-ambasador amerikan dhe njohës i zhvillimeve politike në Maqedoni.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dje pas takimit me Riker ka theksuar se akoma nuk kanë shqyrtuar pozicionet partiake dhe marrëveshja e koalicionit, pas situatës së krijuar tensionuese me VMRO-DPMNE.

Ditëve të ardhshme pritet të qartësohen pozicionet midis VMRO-DPMNE dhe BDI, për vazhdimin e koalicionimit apo duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Noa.al/Ina

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania