Shpërthim në Turqi, vriten 8 persona
Transmetuar më 21.08.2012 09:25
Turqi, 21 gusht 2012, NOA - Tetë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe veture në afërsi të një stacioni policor në Turqinë jug-lindore.

Zyrtarët thanë se shpërthimi në qytetin Gaziantep afër kufirit me Sirinë u shkaktua nga një bombë e kontrolluar veture.

Raportohet se në mesin e viktimave të shpërthimit janë edhe disa policë.

Të hënën, ndërkaq, u vranë dy ushtarë turkë nga shpërthimi i një mine në provincën Hakari në kufirin ndërmjet Irakut dhe Iranit.

Autoritetet turke nuk hodhën poshtë mundësinë që prapa sulmeve të fjalë të qëndrojë Partia e Punëtorëve Kurdë.

noa.al/rfe

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania