Shkup, 21 gusht 2012 NOA - Një pacient ka ndërruar jetën para Poliklinikës në një lagje të Shkupit, derisa mjekët kishin anashkaluar ti jepnin ndihmën e parë.
Sipas mediave maqedonase, para një poliklinike në lagjen Gjorçe Petrov mbrëmë ka ndodhur në dramë e vërtetë rrënqetëshe, kur një pacient i moshuar për gjysmë ore ishte shtrirë në gjendje të rëndë shëndetësore pranë një trotuari në afërsi të poliklinikës, ndërsa mjekët edhe përkundër paralajmërimit kishin refuzuar ti jepnin ndihmën e shpejt.
Siç bëhet e ditur, pacienti me gjendje të përkeqësuar kishte vrapuar drejt klinikës, mirëpo ai nuk kishte arritur pranë saj, për shkak të humbjes së vetëdijes dhe ka rënë në afërsi të klinikës.
Dëshmitarët e ngjarjes kanë kërkuar ndihmën e mjekëve kujdestar, mirëpo ata kanë theksuar se nuk mund të ndihmojnë. Pacienti për gjysmë ore ka qëndruar në afërsi të klinikës, ku më pas ka pësuar gjakderdhje dhe humbje të frymëmarrjes. Dërgimi me urgjencë në Qendrën emergjente ka qenë i kot, pasi që pacienti kishte ndërruar jetë.
Një mjek kujdestar i poliklinikës ka theksuar se ishte i zënë me pacientët dhe se sipas ligjit nuk lejohet që mjeku të largohet nga hapësirat e poliklinikës. Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, dhe se pritet të jap hollësi mbi shkaqet e vdekjes dhe identitetin e pacientit.
noa.al/Ina

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: