Shkup, 18 gusht 2012, NOA - Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në urimin e tij me rastin e 20 vjetorit të Armatës së Maqedonisë (ARM) ka drejtuar akuza fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Ai ka theksuar se sulmet e organizuara në vitin 2001 ishin bërë përmes metodave terroriste. “Armata e Maqedonisë u ngrit në një forcë të organizuar institucionale, e aftë për tu ballafaquar me të gjitha sfidat që ndaluan në rrugën e integritetit dhe sovranitetit territoriale të vendit tonë. Sfida të tilla ne e dijmë mirë se ka pasur, ndërsa sulmet e grupeve të organizuara që shfrytëzonin metodave terroriste për vrasje në vitin 2001, gjithsesi ishin sfidat më të mëdha me të cilat u ballafaqua ARM së bashku me policinë maqedonas, të ndihmuar nga mijëra vullnetarë”, theksohet në mesazhin e kryeministrit Gruevski për 20-vjetorin e armatës maqedonase.
Ai me këtë mesazh ka komentuar edhe ngjarjen e fundit të homazheve në varrezat e UÇK-së nga ministri i mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe ushtarak të lartë të ARM-së.
“Të mos lejojmë që ARM të shndërrohet në mekanizëm për përfitime politiko – ditore të inspiruara nga interesat partiake dhe politikanë, me qëllim që të tërheqjes së grupeve të caktuara të votuesve, duke rrënuar ndërtimin disavjeçar të mirëbesimit dhe respektit të ndërsjellët”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Gruevski, duke shtuar se ARM është e të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike dhe fetare. Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi, së bashku me zyrtarë të tjerë shqiptarë që janë pjesë e koalicionit qeveritare me partinë Gruevskit, bën disa ditë më parë homazhe në varrezat e UÇK. Në këto homazhe për herë të parë morën pjesë dhe ushtarakë të Maqedonisë, të cilët vendosën kurora me lule. Ky gjest nuk u prit mirë nga partitë maqedonase.
noa.al/ina

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: