Sot varrimi i Arbën Xhaferrit
Transmetuar më 16.08.2012 09:12

Arbën Xhaferri

Tetovë, 16 gusht 2012, NOA - Sot në Maqedoni do të zhvillohet ceremonia e varrimit të ish-liderit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferri.

Xhaferri vdis dje pasdite, pas një goditje cerebrale në tru. Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e Parkinsonit. .

PDSH-ja bëri të ditur se një takim përkujtimor do të zhvillohet në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në orën 13:30 për në varrezat e qytetit.

Politikanë të ndryshëm nga Maqedoni, Kosova dhe Shqipëria pritet të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit sot në Tetovë.

a.k/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania