Ndarja nga jeta e Arbën Xhaferrit, politikanët shqiptarë mesazhe ngushëllimi
Transmetuar më 15.08.2012 18:35
Tiranë, 15 gusht 2012, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aleanca Kuq e Zi si dhe ish presidenti Bamir Topi shprehin ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ish liderit të PDSH-së, në Maqedoni, Arbën Xhaferri.

“Arbën Xhaferri ishte një shqiptar jotipik që tha të vërteta të mëdha e hapi rrugë të pashkelura me trimëri të jashtëzakonshme intelektuale! Vdekja e tij një humbje e madhe për botën shqiptare në disa përmasa që veç Arbën Xhaferri i mishëronte në një njeri të vetëm. U prehtë në paqe”, thuhet në mesazhin ngushëllues të kreut të PS-së, Edi Rama.

PDIU: Moment zie në historinë moderne të kombit shqiptar

Edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet shprehu ngushëllimet e sinqerta për humbjen e patriotit, politikanit e publicistit të madh Arbën Xhaferri.

“Humbja e njërit prej udhëheqësve më të palodhur të kombit shqiptar në tërësi e të shqiptarëve të Maqedonisë në veçanti përbën një moment zie në historinë moderne të kombit. Sot të gjithë zotohemi që të çojmë përpara idealet e Arbën Xhaferrit për bashkim kombëtar si mënyra më e mirë për të respektuar kujtimin e tij”, thekson PDIU në mesazhin ngushëllues.

AK: Amaneti për bashkimin kombëtar është gjallë

Pas ndarjes nga jeta të ish liderit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferri Aleanca Kuq e Zi i shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe të ndjera familjes së tij.

“Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të mendjes më të kthjellët të politikës në trojet shqiptare. Fjalët janë të shumta për këtë njeri inovator dhe vizionar. Aleanca Kuq e Zi i uron prehje të qete e në paqe Arbën Xhaferrit duke i rikujtuar mbarë kombit shqiptar se amaneti për bashkimin kombëtar është gjallë”, përfundon mesazhi i AK.

Edhe ish presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet e tij duke e cilëson humbjen e Arbën Xhaferrit, humbje kombëtare.

Arbën Xhaferri u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare në një spital të Shkupit ku qëndronte shtruar prej disa ditësh pasi pësoi hemorragji cerebrale.

b.gj/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania