Pas 25 vitesh, Ronn Moss ndahet nga “Beautiful”
Transmetuar më 12.08.2012 18:36
Dukej e pabesueshme, por është e vërtetë. Pas 25 vitesh, aktori Ron Moss do të largohet në muajin tetor nga seriali televiziv “Beautiful”.

Pas 25 vitesh në rolin e këshilluesit të modës, Ridge Forrester (dhe martesave të panumërta), 60-vjeçari Ronn Moss ka vendosur t’i thotë lamtumirë serialit televiziv, raporton noa.al.

Lajmi është pranuar nga një zëdhënës i shoqërisë së produksionit televiziv.

“Ronn ka kaluar 25 vite të mrekullueshme me B&B, dhe ne e konsiderojmë gjithnjë pjesë të familjes. Për këtë arsye i urojmë gjithë të mirat dhe i urojmë sukses për angazhimet në të ardhmen e tij”, shprehet ai.

Mësohet si një ndër angazhimet më të mundshme që aktori do t'i rikthehet me siguri, është dashuria e tij e madhe profesionale, muzika.

Ronn Moss, i cili ditët e fundit ka shpëtuar nga një aksident i rëndë rrugor, do të xhirojë edhe pjesën e fundit të serialit “Beautiful”, në 14 gusht e më pas do të përshëndetet me stafin.

b.gj/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania