Vdes kompozitori Marvin Hamlisch
Transmetuar më 12.08.2012 08:45
SHBA, 12 gusht 2012, NOA - Marvin Hamlisch, i cili kompozoi kolonat zanore të shumë filmave, vdiq në Los Anxhelos në moshën 68 vejçare. Kompozimet e tij do të mbeten si ikona të muzikës së filmit në Hollywood dhe Broadway.

Marvin Hamlisch, kompozitori fitues i çmimit Pulitzer për pjesën “A chorus line”  dhe i njohur për një sërë çmimesh të tjera Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony, u lind në Nju Jork nga prindër emigrantë.  Babai i tij ishte fizarmoniçist profesionist dhe duke parë të dhënat muzikore të të birit, e regjistroi atë në shkollën e famshme të muzikës Julliard për të marrë mësime pianoje përpara se ai të mbushte 7 vjeç.

Siç edhe e ka përmendur në intervista të ndryshme, Marvin Hamlisch shpejt e kuptoi se nuk ishte i prerë për t’u bërë pianist i koncerteve klasike. Ai në fakt e gjente vehten tek muzika pop. Në moshën 21 vjeçare ai shkroi këngën e famshme të Lesley Gori-t me titull “Sunshine, Lollipops dhe Rainbows”. Por kompozitori Marvin Hamlisch  do të kujtohet së shumti për punën e tij në Broadway dhe Hollywood.

Marvin Hamlisch ishte vetëm 29 vjeç kur fitoi tre çmime Oscar për muzikën e tij në ceremoninë e 46-të të saj. Në këtë mbrëmje ai fitoi çmimin për  kolonën zanore “The Sting” dhe për muzikën dhe këngën e filmit “The Way We Were”.

Disa javë më parë, Marvin Hamlisch  mori çmimin  e Legjendës, një çmim që jepet nga organizat jofitimprurëse për filmin, televizionin dhe median dixhitale  CINE në mbrëmjen e ceremonisë së 55-të të saj.

Mark Finkelpearl, regjisor filmash dhe pjesëtar i bordit të shoqatës CINE, shpjegon një prej momenteve të punës së Hamlisch-it  për filmin “The way we were”.

“ Ai nuk e pëlqente muzikën e skenës finale të filmit kur Robert Redford e Barbara Streisand takohen jashtë hotelit Plaza në filmin “The way we were”. Regjisori i tha se nuk kishte kohë për ndryshime, gjithçka ishte regjistruar.  Por Marvin tha: “Unë do të jetojë gjith jetën time me këtë film, dhe unë e di që mund t’a bëjë më mirë. Do t’a regjistrojë vetë edhe një herë  në mënyrën time. Regjisori ra dakord dhe kështu u bë”.

Pjesa më e fundit muzikore që Marvin Hamlisch ngjiti në skenë ishte prodhimi i Brodueit me titull “The Nutt Proffesor” bazuar në filmin e vitit 1963 për Jerry Lewis. Kjo shfaqje me këngët krijuara nga Marvin Hamlisch dhe   Rupert Holmes, u hap në qytetin Nashville.

Një profesionist i palodhur, Hamlisch ishte edhe dirigjent kryesor për orkestrat e Pitsburgut, Milloukit, Dallasit, Siatëllit, San Diegos dhe Pasadenës dhe pritej që të merrte këtë detyrë edhe në orkestrën e Filadelfias.

Marvin Hamlisch ka fituar gjatë karrierës së tij 4 çmime Grammy, 4 çmime Emmy, tre çmime Oscar, dy çmime Globi i Artë një çmim Tony dhe një çmim Pulitzer.

Nderimi i fundit për të ishte për pjesën “A Chorus Line”  e cila është shfaqur për 6,137 herë që nga viti 1975 deri në vitin 1990. Nga kjo pjesë kemi shkëputur këngën “What I Did for Love”.

noa.al/voa

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania