Rregullat e domosdoshme, që duhet t’i dini kur jeni në plazh
Transmetuar më 11.08.2012 20:33
Fqinji i çadrës në plazh është njësoj si fqinji i shtëpisë, të cilin nuk e përzgjedhë por e gjen.

Kështu që gjithçka i lihet në dorë fatit, mund të bëheni miq të mirë ose ndoshta edhe miku i çadrës së plazhit mund të jetë një bezdisës dhe si pasojë ua kthen pushimet në një ferr të vërtetë, raporton noa.al.

Por si duhet të veproni atëherë për të shmangur personat e padëshiruar që gjenden pranë jush ndërsa ju jeni duke marrë rreze dielli dhe në të kundërt, të mos bëheni shqetësues për ta në raste të veçanta?

Ekspertja e kësaj fushe shpjegon rregullat më të rëndësishme që duhet t’i kemi parasysh gjithnjë kur jemi në plazh.

Rregulli 1

Nëse nuk ju pëlqen biseda që në fillim është më mirë të mos vazhdoni më dialogun. Por si? Në të tilla raste, heshtja është shpëtimtarja juaj kryesore.

Rregulli 2

Nëse rregulli i parë nuk funksiononi për të larguar fqinjën tepër të bezdisur, atëherë merrni në dorë një gazetë ose revistë dhe filloni të lexoni. Por mund të ndodhë edhe që fqinji juaj t’jua kërkojë gazetën për ta lexuar më pas.

Rregulli 3

Nëse shkoni për t’u larë në det, nuk duhet të largoni vëmendjen nga çadra, sepse një minutë mund t’ju kushtojë shumë.

Rregulli 4

Kujdes me peshqirin kur fshiheni si kur vini nga deti ashtu edhe kur ngriheni nga rëra, sepse fqinji tjetër i shtrirë në çadër sapo mund të jetë lyer me krem dhe situata bëhet paska shqetësuese.

Rregulli 5

Kujdes me volumin e celularit. Sepse volumi i ziles në maksimum është bezdisëse por tërheq edhe vëmendjen e të tjerëve të cilët janë duke pushuar.

Rregulli 6

Nuk duhet të tregoheni të ashpër me fëmijët që luajnë buzë detit, mund të jenë disi shqetësuese zhurmat që ata bëjnë, por edhe ata kanë të drejtën e tyre për t’u argëtuar! Në këtë rast nuk duhet të shqetësoheni.

Rregulli 7

Nëse jeni prindër dhe keni fëmijë me vete në plazh, është mirë që t’i mësoni ata të luajnë me fëmijët e tjerë, sepse është më argëtuese. Por shqetësoheni për faktin se lodrat e tij do të ngatërrohen me të fëmijëve të tjerë dhe nuk do të mund t’i gjeni? Atëherë shkruani emrin e fëmijës suaj në secilën lodër dhe kështu fëmija do të luajë i qetë dhe i sigurt se lodra e tij e preferuar nuk do të humbasë.

Rregulli 8

Konsumimi i ushqimit në plazh? Është e lejueshme vetëm se është disi e bezdisshme për fqinjin e çadrës për shkak të erërave të ndryshme të gatimeve. Në këtë rast është më mirë të transferoheni disa hapa më larg për të konsumuar ushqimin tuaj.

Rregulli 9

Përhapni me stil kremin e diellit në të gjithë trupin tuaj. Në këtë mënyrë do të keni një mbrojtje më perfekte.

b.gj/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania