David mban në krahë vajzën, Victoria shoqërohet nga balerini
Transmetuar më 11.08.2012 17:33
Londër, 11 gusht 2012, NOA- Me vogëlushen vetëm një vjeç në krahë futbollisti David Beckham ka ndjekur nga afër bashkëshorten, Victoria e cila po përgatitet për mbrëmjen finale të Lojërave Olimpike.

Por ndërsa një kërcimtar ka kapur për dore stilisten për ta shoqëruar në skenë, David ka shfaqur shqetësim për sigurinë e bashkëshortes, raporton noa.al.

Një burim i afërt ka theksuar se David mund të jetë ndjerë disi në siklet në këtë moment që balerini po shoqëronte bashkëshorten e tij.

Mësohet se gjatë interpretimit të Vic në mbrëmjen finale, edhe fëmijët e saj do të kenë një rol të vogël ku do të shfaqen pranë nënës së tyre në skenë.

Edhe djemtë e çiftit Beckham janë parë në provat e natës finale të Lojërave Olimpike, ku 13-vjeçari Brooklyn, 9-vjeçari Romeo dhe 6-vjeçari Cruz kanë takuar disa forca të policisë në Olimpik Park.

b.gj/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania