Pasqyra e shtypit, 9 gusht 2012
Transmetuar më 09.08.2012 08:22
Foto ilustruese
Tiranë, 9 gusht 2012, NOA- Të nderuar lexues kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e enjte 9 gusht 2012.

Gazeta “Panorama” vë në fokus kryesor artikullin, “Del akti normativ, vendimi si do lirohen shtëpitë e ish pronarëve”.

Tituj të tjerë janë; “I shoqi i 37 vjeçares që u vra nga grabitësi: Drejtësia ka vdekur, më shkatërruan familjen”.

“Vila dhe makina, ja pasuria e anëtarëve të Gjykatës së Lartë”.

“Fushë Krujë, ishte në hasmëri zhduket ish-polici”.

Gazeta “Shekulli” çelet me shkrimin kryesor, “Alo 129 të përgjigjet një m... Fatbardha përcillet në banesën e fundit, vrasja e 37 vjeçares pa siguri në rrugë”.

“Zjarri, Autoritetet tona kërkojnë ndihmë nga Greqia dhe Mali i Zi për ndërhyrje nga ajri”.

“Agustin Mandreja: Nuk doja ti vrisja vëllezërit Ndoka”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Vrasësi i dyfishtë i Rrëshenit u lirua nga gjyqtari i Topit. Agustin (Luigj) Mandrea ishte dënuar me 24 vjet burgim, gjyqtari Arjan Qafa, pas rishqyrtimit e la të lirë”.

Tituj të tjerë janë; “Topi investon në prona dhe banka, Ina Rama shton depozitat”.

“Berisha: Historia ka deformime, shqiptarët të njihen me të vërtetat”.

“PD: Imuniteti, kushtet e opozitës janë absurde”.

“Kodheli: Ok referendumit, nëse PD pranon 4 kushtet”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Zbardhen milionat e gjykatësve, Ina Rama shton 23 mijë euro”.

Tituj të tjerë janë; “Nishani firmos ligjin e akcizave, opozita e cilësoi antikushtetues”.

“Shitja e Albpetrolit rrit vlerën e kompanive të interesuara në bursa”.

“Vrasja e Fatbardhës, flet vjehrra: Si vdiq në duart e të birit 13-vjeçar”.

“Lazaratasit sulmojnë postbllokun me kallashnikovë, 4 në kërkim”.

Gazeta “Shqiptarja.com” vë në fokus kryesor shkrimin, “Vrasja për zinxhirin e floririt, fëmija zbulon identitetin e vrasësit. Varrimi i 37-vjeçares Fatbardha Tafa që u vra në Fushën e Aviacionit. Policia shoqëron 230 persona. Fjalët e fundit para vdekjes: Ndihmë, ndihmë aman na shpëtoni jetën. Rrëfimet e dëshmitarëve”.

Tituj të tjerë janë; “Vrasja e Hajdarit, Berisha humbi kontrollin në 1998”.

“Vendimet, do jepen 5 milionë euro për 100-vjetorin e Shtetit Shqiptar”

Gazeta “Agon” ka si argument kryesor, “Deputeti me 1 miliardë e 700 milionë lek në vit. Zbardhet pasuria, vetëm një deputet i PS mbledh kaq para; atëherë pse mbahet imuniteti?”

Tituj të tjerë janë; “Perandori Kostandin dhe historia, Kryeministri Berisha, në mbledhjen e qeverisë kërkoi që të nderohet figura e “Krishtit të Dytë” me origjinë shqiptare”.

“Vrasja te Fusha e Aviacionit trondit Policinë”.

Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar te pr@noa.al.

a.y/noa.al

 

 

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania