Ngritja e peshave largon diabetin
Transmetuar më 08.08.2012 11:41
Foto ilustruese
Los Angelos, 8 gusht 2012, NOA- Jo vetëm muskuj por edhe dobi për shëndetin. Ushtrime të ndryshme dhe të rregullta mund të zvogëlojnë rrezikun për tu prekur nga diabeti dhe sidomos nëse ngrihen pesha.

Studiuesit e Harvard School of Public Health kanë zhvilluar një studim bashkë me Universitetin e Danimarkës, ku në rezultatet e të cilit theksohet se 30 minuta ushtrime të rregullta për 5 ditë në javë e zvogëlojnë me 34% mundësinë e prekjes nga diabeti.

Krahas peshave që janë kyçe në luftën ndaj diabetit, këshillohen edhe lëvizje aerobike duke nisur nga ecjet e ngadalta.

Studiuesit vlerësuan efektet e peshave gjatë stërvitjes te më shumë se 32 mijë meshkuj të cilët ushqeheshin mirë, dhe me 150 minuta stërvitje në javë rreziku për diabetin u ul me 34%.

Në të kundërt siç informon noa.al, nëse bëhen vetëm ushtrime aerobike si vrapi, ulja e rrezikut për tu prekur nga shëndeti ishte më e vogël.

a.y/noa.al

 

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania