LAJME DITE
Mikono, NOA.al – Dy emigrantë shqiptarë dhe një italian, sulmojnë fizikisht dhe plagosin rëndë me sende të mprehta, një turist italian në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Mikonos, i njohur në Greqi për dyndje të madhe nga turistë të huaj.
Viktima është një 29 vjeçar italian i cili prej disa ditësh gjendej me pushime në Mikonos me shoqëri të tij.
Autorë të plagosjes së turistit janë dy shtetas shqiptarë, emigrantë në Greqi, njëri 21 vjeç dhe tjetri një vit më i madh, shokë mes tyre si dhe një moshatar i tyre, shtetas italian, 21 vjeçar.
Burime zyrtare nga policia lokale të cilat i citon agjencia noa.al, bënë të ditur sot se gjithçka ka ndodhur në zonën e Kalambodi në Mikono, kur turisti italian në rrethana ende të paqarta është sulmuar nga dy djemtë shqiptarë dhe i riu italian.
Autorët e goditën me shishe të thyer në kokë turistin duke e plagosur rëndë, në një lokal nate ku që të gjithë gjendeshin. Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, por dy shqiptarët ranë në pranga pak orë më vonë dhe italian, menjëherë pas tyre.
Policia tha se ata akuzohen për plagosje në bashkëpunim të shtetasit, kurse shtoi se 21 vjeçari shqiptar kishte hyrë si klandestin në Greqi.n.s/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: