BE: Të nisë sa më parë dialogu Kosovë-Serbi
Transmetuar më 06.08.2012 15:13
Bruksel, 6 gusht 2012, NOA- Bashkimi Europian i bën thirrje palëve për nisjen sa më shpejtë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE, Catherine Ashton, Maja Kociançiç ka informuar për zhvillimin e konsultimeve të Brukselit për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Po bëjmë çmos që dialogu sa më parë të nisë”, ka deklaruar Kociançiç.

Zëdhënësja e Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE-së ditë më parë ka biseduar me kryeministrin serb Ivica Daçiç dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, por ajo nuk ka saktësuar se kur do të caktohet raundi i ri i dialogut.

“Puna në raportin ka nisur, por meqenëse deri atëherë do të ketë kontakte, deri në momentin e fundit do të presim të shohim të gjitha informacionet për progresin në mënyrë që raporti të prezantojë realisht gjendjen e fundit”, ka thënë Kociançiç.

Gjithashtu ajo ka shtuar se Catherine Ashton ka theksuar se është me rëndësi që të dyja palët, edhe Beogradi edhe Prishtina, plotësisht të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me dialog.

b.gj/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania