Poliçan, NOA.al - Krim tejet i shëmtuar në Poliçan, roja vret shefin e Uzinës së Armëve, vëllai i viktimës i pret kokën me sharrë vrasësit.
Gjithçka ka nisur sot në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm, kur shefi i sigurisë teknike të armatimit në uzinën e Armëve të Poliçanit ka debatuar me rojën e objektit, Gëzim Dervishi.
Pas pak minutash debati, roja ka marrë armën në kabinën e rojës dhe i është sulur duke e ndjekur në ecje, Vladimir Gurin 42 vjeç dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën në vend.
Menjëherë më pas, është futur në kabinën e rojës dhe i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me të njëjtën armë zjarri.
L. Guri, vëllai i të vrarit Vladimir Guri, është futur në repartin ushtarak ku ndodhet uzina e armëve, dhe i është sulur rojës që ishte i vdekur, duke i prerë kokën vrasësit të vëllait të tij.
Policia thotë se është vënë në kërkim të autorit të vrasjes së rojës, L.Guri, i cili është zhdukur në drejtim të paditur.
Dyshimet janë se sherri i nxehtë erdhi për shkak të një grindjeje lidhur me një familjare të personave të përfshirë në krimin e rëndë, e cila ishte larguar nga puna.a.b/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: