LAJME DITE
Otranto, 4 gusht 2012, NOA- Kishin menduar se do të kalonin pa u vënë re përgjatë natës dhe do të dorëzonin të sigurt ngarkesën e tyre me lëndë narkotike, por plani i dy shqiptarëve ka dështuar dhe ata kanë përfunduar në prangat e policisë.
34-vjeçari me inicialet S. A dhe 30-vjeçari me inicialet A.A janë arrestuar mesnatën e së premtes përgjatë brigjeve të Otrantos, pasi në gomonen me të cilën udhëtonin iu gjetën 122 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, raporton noa.al.
Fillimisht dy shqiptarët janë pikasur në ujërat ndërkombëtare, më pas falë një monitorimi më të imtësishëm nga ajri dhe nga deti, nga ana e “Guardia di Finanza”, përgjatë gjithë natës, skafistët janë bllokuar rreth orës 04.00 të mëngjesit të së shtunës në Otranto.
Dy shqiptarët udhëtonin me gomone e cila ishte e gjatë rreth 2,80 metër dhe transportonin marijuajnë, që arrinte në vlerën e një milionë eurove.
Karabinierët italianë kanë prangosur dy shqiptarët, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
b.gj/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: