Plagoset me leva kambisti në Tiranë, i grabisin 128 milionë lekë
Transmetuar më 31.07.2012 23:34
Tiranë, 31 korrik 2012, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një kambist është grabitur dhe plagosur me leva gjatë momenti që ka qenë duke shkuar në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur zonën e ish-Bllokut te Libri Universitar në orën 23:10.

Viktime e sulmit fizik dhe grabitjes është Skënder Hasani, 53-vjeç, raporton noa.al. Hasani është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar në momentin që ka hipur në ashensor për të shkuar në banesën e tij. Raportohet se grabitësit i kanë marrë atij 128 milionë lekë që ka pasur me vete. Fillimisht ai është qëlluar me leva dhe sende të forta. Më pas atij i është marrë dhe sasia e konsiderueshme e lekëve.

Sipas dëshmitarëve që kanë parë kambistin pas sulmit, ai ishte çarë në kokë dhe kishte marrë plagë të rënda.

Dyshohet se sulmi ndaj Hasani ka qenë i përgatitur. Ai kthehej në banesë pas punës dhe agresorët mund të kenë qenë në djeni të shumës së parave. 53-vjeçari është pronar i dy pikave të këmbimit valutor në Tiranë.

Hasani ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital. Ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes.

a.k/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania