Rreh dhe përdhunon gruan në sy të fëmijëve
Transmetuar më 28.07.2012 18:10
Foto ilustruese
Terni, 28 korrik 2012, NOA/Arjola Ymeraj- E rrihte, e dhunonte, e izolonte madje i fshihte edhe rrobat për të mos e lënë që të dilte nga shtëpia.

Kjo është historia e një 50 vjeçari shqiptar me banim në Terni të Italisë, i cili qëndronte me dokumente të rregultta në shtetin fqinj, por bënte jetë të parregullt të paktën në raport me gruan e tij.

Shqiptari u vu në prangat e policisë pasi keqtrajtonte familjen, dhunonte seksualisht të shoqen dhe e kishte kthyer në skllave.

Kërkesa për të ndërhyrë në ndalimin e dhunës kishte ardhur nga gruaja e cila pas 3 vitesh që kishte mbërritur në Itali, arriti të telefonojë policinë për ti dhënë fund makthit të saj.

Gruaja e moshës 38 vjeçare, pasi ishte rrahur për të disatën herë, ishte strehuar në dhomën e 3 fëmijëve të saj të moshës 14, 12 dhe 10 vjeçare dhe nga telefoni i dhomës së tyre kërkoi ndihmë nga policia.

Në kohën që efektivët e policisë mbërritën në banesën e të dëmtuarës panë të shoqin e saa i cili zbriste shkallët me vrull, ku dhe e bllokuan.

Brenda shtëpisë siç informon noa.al, ishte gruaja e tij e përqafuar me fëmijët, e nxirë dhe e gjakosur e cila u tha policëve se bashkëshorti ia kishte kthyer jetën në ferr.

Shqiptarja kishte mbërritur 3 vite më parë në Itali, por i shoqi e kishte ndaluar të punonte apo të komunikonte me njeri, duke i ndaluar edhe telefonin, pasi njëherë që e kishte parë duke folur në telefon me të afërmit e saj, e kishte rrahur duke e katandisur si mos më keq.

Sipas saj nëse në Shqipëri i shoqi kishte qenë xheloz, sapo kishte mbërritur në Itali ishte kthyer në posesiv dhe pinte në mënyrë të vazhdueshme alkool.

Në rrëfimin e saj në sy të të shoqit, ajo u tha policëve se ishte detyruar të kryente raporte seksuale të çdo natyre, edhe në prani të fëmijëve, duke u shkaktuar trauma.

Pavarësisht tentativave të mbrojtjes, gruaja rrëfeu se kur fëmijët ndërhynin për të shpëtuar nënën, ai i rrihte ata dhe u përdhunonte nënën para syve.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

mos me thoni qe jo Postuar me 2012-08-09 15:46:21
por nje gje eshte e vertete .....
se jemi rracekoti pa fe dhe ide.
jemi vec se sa ke ti
e sa kam une.....
me pake fjale injorante te kalbur qe ka shqipetari e shqiperia

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania