Velipojë, çadra e plazhit i merr jetën 9-vjeçarit
Transmetuar më 24.07.2012 17:12
Velipojë, 24 korrik 2012, NOA – Një fëmijë 9-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e goditjeve të rënda, që ka marrë nga çadra e plazhit.

Era e forta mesditën e së martës, ka bërë që çadra e plazhit të zhvendoset nga vendi dhe të godasë me forcë 9-vjeçarin, i cili ndodhej në plazhin e Velipojës së bashku me familjarët e tij për pushime.

I mituri, me inicialet R. Gjoni është goditur rëndë, ndërsa ishte duke pushuar në breg të detit, raporton agjencia e lajmeve noa.al.

Ndonëse pranë tij kanë shkuar menjëherë edhe pushuesit e tjerë të cilët janë përpjekur për të shpëtuar fëmijën, 9-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Shkodrës,

Një ngjarje e njëjtë ka ndodhur edhe ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, ku një 60-vjeçar është goditur rëndë në kokë po nga një çadër plazhi, e cila ishte zhvendosur nga era e fortë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak ku dhe po merr ndihmën mjekësore të duhur.

b.gj/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania