Presdent
zgjedhur
Republkës,
Bujar
Nshan
LAJME DITE
Tiranë, 24 korrik 2012, NOA- Ndërsa Presidenti në ikje Bamir Topi po kalon orët e fundit në postin e kryetarit të shtetit, dalin detajet e plota të lënies së mandatit të tij.
Protokolli i Shtetit siç informon noa.al, ka zbardhur me detaje gjithë ecurinë që nga momenti i betimit të Bujar Nishanit në parlament dhe deri te largimi i Bamir Topit nga Presidenca.
Pikërisht sot Bujar Nishani merr drejtimin e institucionit të Presidentit dhe për 5 vjet rresht do ketë postin më të lartë në vend.
Programi i kalimit të Presidencës:
18.30 Ceremonia e betimit të Sh.T.Z. Bujar Nishani, Presidentit të Zgjedhur të Republikës.
19.00-19.25 Mbërritja e të ftuarve dhe sistemimi i tyre në tribunat përkatëse. Tribuna A rezervohet për titullarët e përfaqësive diplomatike, ndërsa Tribuna B dhe ajo qendrore C për personalitetet e larta shtetërore dhe miqtë e ftuar. Protokolli i Shtetit bën pritjen e të ftuarve në hyrje te Presidencës të cilët ecin në këmbë dhe vendosen ne secilën nga tribunat A, B si dhe tribuna qendrore C, sipas skemës përkatëse.
19.15 Mbërritja e Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani në Presidencë.
Takimi i Presidentit te Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani me ish Presidentin e Republikës Sh.T.Z. Bamir Topi.
19.29 Ish Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bamir Topi bashkë me Presidentin e Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani, dalin nga zyra dhe drejtohen drejt hyrjes kryesore të Presidencës.
19.30 Të dy Presidentët zënë vend në krye të shkallëve të Presidencës shoqëruar nga Drejtori i Protokollit të Shtetit sipas skemës përkatëse.
19.35 Ekzekutohet Himni Kombëtar nga Banda e Ushtrisë, i pasuar nga 21 të shtëna topi me interval 30 sekonda nga njëra-tjetra. Gjatë gjithë kohës, Flamuri Kombëtar qëndron i ngritur.
19.38 Truproja e Nderit parakalon para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
19.40 Z. Bashkim Dedja, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i dorëzon Presidenti në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19.44 Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani. (e përkthyer në anglisht është shpërndarë për Trupin Diplomatik).
19.55 Largimi i ish-Presidentit të Republikës, Bamir Topi nga Presidenca. Sh.T.Z. Bamir Topi dhe Sh.T.Z. Bujar Nishani përshëndeten me shtrëngrim duarsh. Bamir Topi përcillet deri në fund të shkallëve tek makina nga Drejtori i Protokollit të Shtetit.
Makina e ish-Presidentit shoqërohet nga katër motoçikletat ceremoniale dhe nga xhami i hapur mbrapa, përshëndet me dorë të gjithë të ftuarit e Tribunës A, kryesisht të Trupit Diplomatik.
20.00 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë dhe fëmijët zënë vendet e tyre në shkallët e Presidencës. Pas përfundimit të fotove, Presidenti i Republikës dhe Familja e Tij, lëvizin drejt sallës ku do të bëhet pritja me rastin e marrjes së detyrës.
(Të ftuarit priten në hyrjen e Sallës “Skënderbeu” të Presidencës nga Protokolli i Shtetit, ku përshëndeten dhe urojnë Presidentin e Republikës).
a.y/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: