LAJME DITE
Tiranë, 24 korrik 2012, NOA - Prokuroria e Përgjithshme ka prezantuar ditën e hënë 12 rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2011.
Në fjalën e saj, Prokurorja e Përgjithshëm Ina Rama u shpreh se rekomandimet janë të adresuara mirë, dhe është pozitiv fakti që ato e vënë theksin në rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve.
Duke i vlerësuar pozitivisht rekomandimet e dhëna kryeprokurorja Rama, vërejti disa mangësi në analizën e disa problematikave që kanë shërbyer si bazë në prezantimin e disa prej rekomandimeve që kanë si bazë inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, raporton agjencia e lajmeve noa.al.
“Analizat e plota do të shërbenin për të qartësuar se kush është përgjegjës për këto problematika, dhe që në këtë mënyrë do të shërbente për të parë se çfarë duhet të përmirësojë më mirë prokuroria në punën e saj. Pavarësisht këtyre, Prokuroria Shqiptare do të ketë gjithë impenjimin maksimal për përmbushjen e rekomandimeve të dhëna dhe për të marrë rezultate të vlefshme në objektivat e saj”, u shpreh ajo.
Gjatë prezantimit të materialit të rekomandimit për Prokurorinë Shqiptare, kryeprokurorja u ndal tek forcimi i luftës kundër korrupsionit lidhur me ndjekjen dhe dënimin e çështjeve të korrupsionit në të gjitha nivelet për përmbushjen e detyrimeve të Rekomandimit nr. 8 të Planit të Veprimit për integrimin evropian dhe për përmbushjen e detyrimeve të Strategjisë Antikorrupsion.
Ndër të tjera ajo shtoi se forcimi i bashkëpunimit të Prokurorisë me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për procedimin e veprave penale në fushën e doganave dhe ato që lidhen me taksat e tatimet në funksion të unifikimit të praktikave në të gjitha prokuroritë.
“Respektimi i detyrimit kushtetues dhe ligjor për fillimin e ndjekjes penale nga prokuroria, që është organi i vetëm kushtetues me atributin për të ushtruar ndjekjen penale dhe për të ngritur akuzë në procesin penal. Respektimi i detyrimit ligjor për ndjekjen e një politike të drejtë penale dhe në veçanti e politikës së dënimit. Respektimi i detyrimit ligjor për rregullshmërinë e mbajtjes dhe administrimit të statistikave dhe regjistrimit të veprave penale”, u shpreh kryeprokurorja Ina Rama.
Ndërsa në fjalën e tij, zv/ministri i Drejtësisë, Z. Ermal Dobi, u shpreh se rekomandimet e dhëna janë mbështetur nga materiale të ndryshme të referuara nga institucione të ndryshme të shtetit si dhe në përputhje me strategjitë e përcaktuara nga këshilli i Ministrave si strategjia për forcimin e shtetit të së drejtës, për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të të dënuarve dhe nga strategjia për një qeverisje sa më transparente.
b.gj/noa.al

Printo
Dergo

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: