Ndërtuesit: Shteti të ndërhyjë që të ulen çmimet e apartamenteve
Transmetuar më 23.07.2012 00:52
Plani rregullues i kryeqytetit duhet të rishikohet për t’u bërë më funksional. Kërkesa vjen nga Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, e cila synon zhbllokimin e tregut të ndërtimeve.

Sipas kreut të kësaj Shoqate, Maksim Muçi, ndërtuesit janë në pritje të konsultimeve pasi plani i ri rregullues i Tiranës, i miratuar në muajin Maj të këtij viti, duhet të krijojë hapësira të reja për ndërtimet dhe të ndikojë në uljen e çmimeve të apartamenteve.

Prej kohësh tregu i ndërtimeve në kryeqytet ka qëndruar në stanjacion, pasi lejet e fundit janë dhënë ne Prill të vitit 2009, dhe ka afro 3 vjet që ndërtimet e reja kanë qenë të pakta. Kjo ka bërë që të rriten çmimet e apartamenteve dhe ndërtimet e reja të përqendrohen në zonat periferike të Tiranës. Plani urbanistik parashikon ndarjen e kryeqytetit në 8 njësi vendore, ku parashikohen 3 parqe të reja, ai i Kasharit, Saukut dhe Dajtit, si dhe ndarja në 2000 blloqe në rang rajoni dhe 600 blloqe si qendër. Në plan janë parashikuar 7 qendra, të cilat do të kenë funksione administrative, argëtimi, pushimi biznese dhe akomodimi.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania