A duhet bërë djali synet, debat i fortë dhe një vendim gjykate i diskutueshëm
Transmetuar më 22.07.2012 20:13
Femije shqiptare te bere synet para pak javesh
Syneti i fëmijëve për shkaqe fetare paraqet "një dëmtim të dënueshëm trupor". Ky vendim i Gjykatës së Këlnit ka shkaktuar debate të shumta.

Nga Wolfgang Dick

Vendimi i marrë para disa kohësh nga Gjykata e Këlnit në lidhje me synetin, të cilin e konsideronte si "plagosje me dashje" shkaktoi reagime të forta në radhët e myslimanëve dhe të hebrejve. Si Konferenca e Rabinëve të Evropës edhe Këshilli koordinues i Myslimanëve e quajtën këtë vendim si "mungesë respekti dhe tolerance".

Sipas vlerësimeve të disa historianëve me emër dhe juristëve të së drejtës kishtare, gjykimi i Gjykatës së Këlnit është një veprim tejet i shkujdesshëm dhe i pamenduar. Ky vendim tregon se sa janë larguar në një shtet laik si Gjermania pjesë të tëra të shoqërisë nga tema e fesë dhe e kishës. Nën përshtypjen se feja është diçka që i takon një së kaluare mesjetare, ndoshta do të kenë qenë edhe gjyqtarët në Këln, mendon Hans Michael Heinig, shef i Institutit për të Drejtën Kishtare të Kishës Protestante i cili thotë madje se kemi të bëjmë me një "triumf të fanatikëve anti-fetarë ."
Prekja e një zone të ndjeshme
Pas krimeve të paimagjinueshme si vrasja e gjashtë milionë hebrenjve prej gjermanëve, gjyqtarët gjermanë në Këln kanë prekur një zonë të ndjeshme dhe tabu që prek një çështje delikate, ç'qëndrim duhet të mbahet sot ndaj hebrejve dhe besimeve të tjera, thotë historiani Heiner Bielefeldt. Ai është profesor i të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Erlangen dhe e kritikon këtë vendim për shkak të qëndrimit josensibël ndaj besimit.
Profesor Martin Hochhuth, nga universiteti i Freiburgut, është i bindur se veprimet e gjykatësve në Këln nuk kanë qënë të motivuara politikisht ose me orientim antisemit. Ai e ka studiuar me kujdes gjykimin dhe vendimin dhe thotë se ka vënë re gjithësesi një lloj "largësie moderniste nga feja".
Gjithësesi ai mendon se nga pikëpamja juridike vendimi është gabim: "Gjyqtarët nuk e kanë lexuar siç duhet kushtetutën gjermane, e cila mbron besimin dhe lirinë e ushtrimit të besimit. Gjykatësit nuk e kanë marrë në konsideratë se çfarë do të thotë syneti apo ndalimi i tij për hebrejtë dhe myslimanët."
Përkrahësit e vendimit të gjyqtarëve të Këlnit argumentojnë me të drejtat e fëmijëve. Vendimi i Këlnit lidhet pikërisht me mbrojtjen e këtyre të drejtave. Sipas tyre Gjermania ka nënshkruar në vitin 1990 Konventën e OKB-së për Fëmijët. Në bazë të nenit 24 të kësaj Konvente duhet që "praktikat dhe zakonet tradicionale të cilat janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve të ndalohen".

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania