Ikaria, ishulli grek shpall kërkesën që t’i bashkohet Austrisë
Transmetuar më 19.07.2012 02:09
Ishulli i famshëm grek Ikaria i cili është i njohur për mitologjinë kërkon ti bashkohet Austrisë. Ikaria ka fituar pavarësinë ndaj Perandorisë Osmane më 17 korrik të vitit 1912 dhe për 5 muaj me radhë ajo ishte një shtet i pavarur. Më pas ajo iu bashkua Greqisë me një marrëveshje dhe për një perudhë 100 vjecare.

Tashmë që kjo marrëveshje skadon, Ikaria mund të marrë në konsideratë shkëputjen nga Greqia për tu bashkuar me Austrinë. Ishulli ka 9 mijë banorë dhe gjatë diktaturës ushtarake, ai përdorej si burg për disidentët komunistë ndërsa tani banorët ankohet se Athina zyrtare i ka harruar.

Lajmi ka tërbuar ambasadën greke në Austri por zyrtarët dhe mediat në përgjithësi ky u është dukur një lajm shumë interesant.

Nëse Ikaria, shkëputet nga Greqia, kjo do shkaktonte probleme të mëdha për Athinën për shkak se deti që rrethon ishullin është shumë i rëndësishëm për industrinë e peshkimit të vendit. Për më tepër Turqia është në pritje të zhvillimeve ndërsa banorët që i njohin pretendimet turke ngrenë një pyetje tjetër: Pse Turqia dhe jo Austria?

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania