LAJME DITE
Tiranë, 14 korrik 2012, NOA – Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha, për çështjet më kryesore të politikës së ditës në vend, duke i cilësuar vlerësimet e kryeministrit si gënjeshtra.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist, Taulant Balla theksoi se kryeministri gënjen për ekonominë, për çështjen e imunitetit dhe për kontrollin parlamentar.
“Sali Berisha gënjen për bllokimin e kontrollit parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes duke dëshmuar qartë se është vetë tërësisht i implikuar në skandale që i rrezikojnë karrigen: qoftë për blerjen dhe vënien në përdorim të pajisjeve që kanë përgjuar dhe po përgjojnë opozitën dhe diplomatë të huaj në Tiranë; si dhe në trafikun e armëve nga ana e Ministrisë e Mbrojtjes, një biznes që ai dhe i biri nuk paskan hequr dorë edhe pasi vranë 26 shqiptarë të pafajshëm në Gërdec”, nënvizoi ai, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Ai sqaroi se procedurat për kontrollin parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes kanë filluar që në muajin shkurt, me depozitimin e kërkesës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.
“Kjo kërkesë ka marrë miratimin e këtij komisioni më 18 maj në praninë edhe të ministrit të brendshëm të asaj kohe Bujar Nishani edhe të ministrit të mbrojtjes Arben Imami. Më 6 qershor kryetari i komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti i partisë së Sali Berishës, Leonard Demi, i ka nisur ministrisë pikërisht vendimin që autorizon kontrollin parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes. Menjëherë pas kësaj shkrese ka pasur edhe 3 kontakte të tjera zyrtare me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes”, u shpreh ndër të tjera deputeti socialist.
Balla tha se ka dyshime të forta për trafik armësh dhe përgjime të paligjshme, për të cilat kryeministri sipas tij, nuk lejon kontrollin në ministrinë e Mbrojtjes.
“Ka më shumë se 1 vit që në sirtarët e Jozefinës mbahet peng një projektligj i përgatitur nga ekspertë britanikë, në kuadër të një projekti të posaçëm të financuar nga OSBE, për mbikëqyrjen parlamentare të institucioneve të inteligjencës. Sali Berisha duhet të sqarojë se përse ai dhe kryetarja e Kuvendit mbajnë peng miratimin e këtij projektligji që përbën një domosdoshmëri në kuadër edhe të angazhimeve që Shqipëria ka si vend anëtar i NATO-s. Më lejoni t’i kujtoj prezencës së OSBE në Tiranë që edhe ky mision diplomatik t’i kërkojë qeverisë shqyrtimin e këtij projektligji të hartuar me mbështetjen dhe asistencën e vetë OSBE-së”, u shpreh ai.
Duke iu referuar konferencës së kryeministrit, deputeti socialist Taulant Balla evidentoi se kryeministrin e tradhtoi fytyra kur u mundua të mohonte dyshimet për trafikun e armëve dhe skandalin e përgjimeve.
“Prandaj ai duhet t’i japë përgjigje shqiptarëve, se nëse nuk paska trafik armësh dhe përgjime të paligjshme përse drejtori i shërbimit informativ të ushtrisë Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit të dokumenteve zyrtarë të lidhjes së tij dhe bashkëshortes së tij me shitjen dhe me trafikun e armëve. Sali Berisha i di mirë arsyet, sepse ish drejtori i SHIU-t ,Ylli Zyla është një ndër të paktët njerëz që hyn pothuajse çdo ditë në zyrën e tij në kryeministri”, përfundoi Balla fjalën e tij.
Më herët, kryeministri Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se mazhoranca nuk mund të pengojë asnjë nismë të vetme të parlamentit për të kontrolluar punën e ekzekutivit.
“Ju garantoj ju dhe të gjithë shqiptarët se në mënyrë absolute dhe kategorike nuk ekziston qoftë edhe një fishek i vetëm i trafikuar nga ky vend. Procedurat e eksportit të armëve, në përputhje me ligjin, janë procedura tërësisht transparente, ata bëjnë teatër para mediave”, u shpreh Berisha, për të shtuar se “askush nuk i pengon socialistët të paraqesin kërkesë për komision hetimor parlamentar, pasi çdo kontroll ja procedurën ligjore dhe asgjë nuk mund të bëhet jashtë tyre”.
Sipas Berishës socialistët e dinë që nuk ka trafik armësh, por atyre u intereson shpifja. Kryeministri u shpreh lidhur me këto akuza për përgjime, se sindromi i Edi Ramës, është të rrotullojë kolltukët në zyrë sa herë që shkon, dhe të kontrollojë për çimka.
b.gj/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: