Krim në familje për një apartament të trashëguar nga prindërit
Transmetuar më 14.07.2012 16:11
Lezhë, 14 korrik 2012, NOA Update – Mosmarrëveshjet me të motrën dhe familjen e saj për një apartament dhomë e kuzhinë të trashëguar nga prindërit janë arsyeja e krimit që tronditi Shëngjinin mëngjesin e sotëm, kur një efektiv i burgut të Shën Kollit vrau pas konfliktit të motrën, kunatin dhe plagosi nipin nëntëvjeçar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Efektivi i burgut të Shën Kollit Aleksandër Ndoj, 49 vjeç pas konfliktesh të shpeshta me të motrën 48 vjeçe Dana Ndoj, e qëlloi atë për vdekje dhe pas saj qëlloi edhe mbi bashkëshortin e të motrës apo kunatin 53-vjeçarin Luigi Benincassa dhe nipin 9-vjeçar, N. Benincassa, duke e plagosur rëndë.

Familjarët e viktimave bënë të ditur se motër e vëlla, Aleksandër e Dana Ndoj kanë patur prej kohësh konflikte mes tyre për një apartament dhomë e kuzhinë, i cili pretendohej nga të dy.

Por debati i sotëm pati një fund tragjik pasi Sandër Ndoj i drejtoi armën të motrës duke e lënë të vdekur në vend bashkë me të shoqin.

Pas krimit, efektivi i burgut të Shën Kollit në Lezhë është kthyer në banesën e tij të ndërtuar për pushuesit dhe duket se pasi ka bërë bilancin e krimit të kryer Sandër Ndoj ka qëlluar edhe mbi veten.

Policia e Lezhës bën me dije se nipi i tij nëntëvjeçar ka marrë dy plumba në gjoks dhe është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa kunati gjeti vdekjen gjatë transportimit për në spitalin e Lezhës.

Uniformat blu të Lezhës kanë marrë në pyetje familjarët e tyre, të cilët dëshmuan se motër e vëlla nuk kishin gjetur mirëkuptim për shtëpinë që u kishin lënë prindërit.

Sipas tyre në kundërshtim me Dana Ndoj, bashkëshortja e të vëllait të saj nuk lëvizte nga shtëpia së bashku me dy fëmijët, vajzën 17 vjeç dhe djalin 9-vjeçar.

Viktimat jetonin në dy banesa pranë njëra tjetrës.

Sipas të dhënave prej 10 vitesh Luigi Benincasa, burri i motrës kishte marrë pasaportë shqiptare dhe punonte si përgjegjës në një stabiliment të përpunimit të peshkut.

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania