Kryeministri
Sali
Berisha
LAJME DITE
Tiranë, 14 korrik 2012, NOA/A.Ymeraj- (Update) Në vijim të komunikimit të tij me gazetarët Kryeministri Sali Berisha tha se nuk është përzier aspak në ndryshimin e historisë ashtu siç është përfolur së fundmi, por theksoi se është me idenë që historia të shkruhet drejtë.
Ai theksoi se nuk i ka kërkuar askujt që të shkruaj këtë apo atë në histori, po theksoi se të vërtetat historike duhet të dalin në dritë.
I pyetur për reformën zgjedhore Berisha u shpreh i kënaqur që reforma po mbyllet dhe do votohet.
“E garantoj se edhe në ligjin e 2017 do i bëhet çdo lëshim Edi Ramës, sepse ne ndahemi në dy koncepte, unë besoj tërësisht se nuk është ligji që të jep fitoren, janë shqiptarët, votuesit, ndërsa Rama beson se fitohet përmes ligjit. Vlerësoj faktin që Rama është i kënaqur me reformën, por më shqetëson fakti për ndryshimet e vendosura me Tiranën. Na vunë kusht që të kontrollohen 1 më 1 zgjedhësit në Tiranë o s’ka, njëlloj si në kufi, zgjedhësi do futet në Qendrat e Votimit si në një pikë kufitare, dhe unë e pranova”, u shpreh Berisha, raporton noa.al.
Lidhur me heqjen e imunitetit, ai tha se ligji që u dorëzua në parlament për ndryshimin e Kushtetutës dhe organizmin e drejtësisë në çdo gërmë, në çdo nen dhe pikë për pikë është ai që kanë paraqitur ekspertët e Këshillit të Europës dhe Euralius.
Berisha theksoi se në vlerësimin e tij nuk mund të ketë asnjë politikan që të mund të dalë para qytetarëve dhe tu thotë, “Jo unë do rri me imunitet, është njëlloj si tu thotë, më falni se unë kam pak dorë”.
Ai e ftoi Edi Ramën që të pranoj këtë standard të shkëlqyer dhe të falenderojë ata ekspertë të cilët kanë sjellë një nga variantet më të shkëlqyer për imunitetin, ndërsa kujtoi se nuk duhet harruar se ka vende në Europë që ka zero imunitet për çdo gjë, ku ftoi shefin e opozitës që ta votojë.
Sipas tij, Edi Rama e ka të vështirë të dalloj fitoren nga disfata, pasi ai kërkoi heqjen e imunitetit me Kushtetutë dhe mazhoranca i tha po, Edi Rama sulmon sërish dhe thotë se këshilli i miliarderëve është në anën e Kryeministrit.
Lidhur me këtë qëndrim të kryesocialistit, Berisha tha se, “Mirë more zotëri, po këshillin e miliarderëve të mi po mbron ti? A mund të ndodh që një lider opozite të mbaj qeverinë me imunitet, është absurde, voto për heqjen e tij”.
a.y/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: