Kanosje me armë, në pranga dy korçarë
Transmetuar më 14.07.2012 11:49
Korçë, 14 korrik 2012, NOA- Dy të rinj nga qyteti i Korçës janë vënë në prangat e policisë të akuzuar për kanosje.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se 30 vjeçari Olsi Dangaj dhe Ilir Hamzallari gjithashtu 30 vjeç ishin persona te shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosje”.

Mësohet se pak ditë më parë dy të ndaluarit në bashkëpunim me njeri tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta me 40 vjeçarin me iniciale N.F, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe me pas janë larguar.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.