Saimir
Tahiri
Foto
noa.al
LAJME DITE
Tiranë, 9 korrik 2012, NOA – Nisur nga humbja e jetës së një minatori pak ditë më parë në galeritë e minierës së Bulqizës, që e ka çuar bilancin e minatorëve të vdekur në minierë në 70 persona, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Saimir Tahiri i ka dërguar një kërkesë ministrit të Ekonomisë Edmond Haxhinasto ku i kërkon informacion të plotë për katër çështje që lidhen me marrëveshjen e METE-s me ACR-në, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në letrën e tij deputeti socialist shkruan: “Sot pas 3 vjetësh nga Marrëveshja Ruli - ACR, a është likuiduar tërësisht vlera e gjobës së vendosur nga METE ndaj ACR-së në masën prej 1.639.163 Euro (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre Euro)? Në qoftë se jo, cilat janë arsyet që kanë penguar ACR të paguajë detyrimet ndaj shtetit? A janë përmbushur detyrimet për investime në ngarkim të ACR-së në përputhje me kushtet dhe afatet e parashikuara nga marrëveshja koncesionare, mospërmbushja e të cilave pasoi me gjobitjen e ACR-së në masën e sipërpërmendur? Sa është totali investimeve të realizuara nga koncesionari deri më sot, në zbatim të marrëveshjes koncesionare të Bulqizës?”, janë kërkesat që i drejtohen shefit të METE-s, Edmond Haxhinasto.
Ky informacion vjen në një kohë kur fëmijë minatorësh mbeten jetimë e familjet vazhdojnë të enden mes katër rrugëve sepse kanë humbur prindin, vëllanë a të afërmin në një cikël vrasjesh që sipas Tahirit, janë kthyer ngjarje thuajse të zakonshme në kalendar.
Tahiri e argumenton kërkesën për informacion të detajuar me faktin se ndërkohë që minatorët humbin jetën pasuria minerare vazhdon të shfrytëzohet pa asnjë kriter.
“Paligjshmëria dhe bandat mafioze kanë pushtuar Bulqizën dhe zonat minerare, të gjitha këto nën hundën e shtetit e të strukturave shtetëore, të cilat me dhe për Bulqizën, më e pakta bëjnë sehir, për të mos thënë që janë të implikuara thellësisht në veprimtari kriminale”, shprehet deputeti socialist.
Saimir Tahiri i kujton ministrit Haxhinasto, se “3 vjet më parë (dt. 09.07.2009), ministri Ruli nënshkroi një marrëveshje me Kompaninë ACR me objekt rishpërndarjen kohore të shlyerjes së gjobës së ACR prej 1.639.163 Euro (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre Euro). Në dt. 08.07.2009, ACR kërkoi nga Ministri Ruli shtyrjen e shlyerjes së gjobës, gjë që u formalizua në marrëveshjen e nënshkruar vetëm një ditë më pas ndërmjet Ministrit Ruli dhe kompanisë ACR. Ju kujtoj këtu se ACR u gjobit nga METE për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve për investime të parashikuara në Marrëveshjen Koncesionare të ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin Nr. 8590, dt. 23.03.2000 dhe Ligjin Nr. 8791, dt. 10.05.2001. Edhe pse kjo marrëveshje nuk u miratua kurrë në Parlament duke vënë në dyshim serioz ligjshmërinë e veprimeve të Ministrit Ruli, sot pas ekzaktësisht 3 vjetësh nga nënshkrimi i saj, kërkoj informacion lidhur me efektin ligjor dhe zbatimin e saj nga Kompania ACR dhe METE në lidhje me shlyerjen e gjobës së ACR ndaj shtetit”, nënvizohet në kërkesën e deputetit Tahiri.
Në këtë kontekst, deputeti i PS-së Saimir Tahiri i kujton shefit të dikasterit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës se në mbështetje të nenit 48 të Kushtetutës për qytetarët, por edhe në mbështetje të nenit 8 të ligjit “Për Statusin e Deputetit”, deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, të ministrave ose drejtuesve të institucioneve të tjera qendrore, si dhe të çdo institucioni tjetër në administratën shtetërore e të qeverisjes vendore, duke i bërë me dije ministrit të METE-s se ai si drejtues apo stafi i dikasterit të tij janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
mit/noa.al

Printo
Dergo

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: