Dalipi: Rritet çmimi i biletave në transportin urban, bashkia hesht
Transmetuar më 09.07.2012 14:47
Aldrin Dalipi
Tiranë, 9 korrik 2012, NOA – Kryetari i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi deklaroi se qytetarët e Tiranës po përballen dita ditës me rritjen e e papërballueshme të çmimit të biletave në transportin urban, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në një deklaratë për shtyp, këshilltari Dalipi theksoi se “Shumë qytetarë të Tiranës na kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me një sensibilitet publik të gjerë për një rritje të mundshme të çmimit të biletave të shërbimit të transportit urban në Tiranë”.

Ai shprehu shqetësimin se në kushtet e një krize të thellë, me të cilën po përballen qytetarët e Tiranës, rritja e çmimit të biletave është e papërballueshme dhe do të vështirësonte edhe më shumë jetesën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë dhe të atyre kategorive që gjenden në varfëri të skajshme.

“Ne si këshilltarë të opozitës, kërkojmë që Bashkia e Tiranës të shprehet në lidhje me këtë tentativë që do rëndojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Çdo veprim që bie ndesh me interesin qytetar do të marrë si përgjigje kundërshtimin tonë dhe mos pranimin e iniciativave që janë thjesht e vetëm në dëm të komunitetit’, apelon Aldrin Dalipi.

Ai akuzoi Bashkinë e Tiranës se është kthyer në një institucion të mbyllur dhe jo transparent, i cili sipas Dalipit, vetëm hesht.

“Pavarësisht disa skandaleve të njëpasnjëshme që i kanë paguar qytetarët e thjeshtë, si në rastin e denoncimit të rritjes së taksave vendore për tregtarët, apo të faturave të ujit për kategoritë në nevojë, të cilët u ngarkuan edhe me taksën e pastrimit. Ndërkohë që transparenca për dëmtimin e Parkut Kombëtar apo një tenderi miliona lek për instalimin e një sistemi të realizuar nga administrata e mëparshme, vazhdon të jetë zero”, përfundon deklarata e kryekëshilltarit të majtë Aldrin Dalipi.

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania