LAJME DITE
I sjellshëm, i sofistikuar, seksi – Xhejms Bond ka paracaktuar shumë gjëra për shumë njerëz që kur ai u shfaq në ekran para 50 vitesh. Një ekspozitë e re që shënon këtë përvjetor sheh anën tjetër të agjentin sekret – rolin e tij si përcaktues trendi.
Nga Mike Collett-White
“Designing 007: Fifty Years of Bond Style” hapet në qendrën Barbican në Londër të premten dhe gjurmon rëndësinë e modës dhe modelimit në 22 shfaqjet e filmave me këtë personazh.
Është një nga vargu i ngjarjeve për festimin e 50 vjetorit që nga dalja e “Dr. No,” me aktorin Shon Koneri, i pari i serive që shfaqën një nga karakteret më të famshëm të historisë së kinemasë
Bond-mania ka mundësi të shkojë drejt uljes kur “Skyfall”, numri 23 i serive dhe Bondi i tretë që luhet nga Daniel Kraig, të dalë në kinema në tetor dhe nëntor.
“Mendoj se është një aspekt që nganjëherë nuk vihet re, dhe shfaqja tregon se sa ka influencuar stili dhe modelimi i Bond përgjatë viteve,” tha Neil Mekonon i divizionit të artit të Barbican International Enterprises.
Ai ka punuar bashkë me kuratorët Bronëyn Cosgrave dhe fituesen e çmimit Oskar Lindi Hemming për të realizuar ekspozitën, e cila do të bëjë një tur ndërkombëtar gjatë tre vjetëve të ardhshëm, duke theksuar tërheqjen globale për filmin.
“Mendoj se filmi ka qenë para me kohën.”
Rroba të shtrenjta dhe udhëtime.
Ashtu siç ka influencuar në modelet e kostumeve për burra dhe oreksin për makina të vjetra sportive, Bond gjithashtu ka paraqitur botën me udhëtimet e tij, dhe aktet heroike që sfidojnë vdekjen.
“Influenca mund të shihet edhe porsa i përket turizmit,” thotë Mekonon. “Vendet ekzotike ku shfaqet Bond kanë nxitur njerëzit të udhëtojnë dhe eksplorojnë.”
Në ekspozitë shfaqen dhjetëra kostume origjinale, objekte skene, veshje dhe takëme të Bondit, dhe, falë marrëveshjes me EON e cila prodhon filmin, ka edhe fragmente nga filmat për ilustrimin e paraqitjeve.
Bondi në vetvete shihet si mishërimi i kostumeve të sofistikuara të qepura me porosi ose i bluzave polo.
“Femrat Bond” njihen për gjithçka nga bikini tek fustanet e ballove, ndërsa të këqinjtë fitojnë pamjen e egër duke i mbërthyer xhaketat deri në qafë.
Bikini i bardhë i veshur nga Ursula Andress kur del nga deti në “Dr. No” një nga skenat më të njohura në kinema, është marrë me qera nga Planet Hollywood International që të shfaqet bashkë me atë që veshi Halle Berry në “Die another day”.
Kuratorët kishin çfarë të zgjidhnin kur bëhej fjalë për objektet e skenës.
Në mes tyre është Aston Martin DB5 i 1964, makina më e famshme e Bond, versioni i vetëm i pushkës së artë të Skaramangës në “The man with the golden gun” dhe vizatimet e Ken Adams në “Goldfinger”.
Kapelja vdekje prurëse e Addjob, letrat e fatit të përdorura në “Live and let die,” ski dhe madje modeli i një koke peshkaqeni nga “Licence to kill” janë mes objekteve të shfaqura përgjatë 14 dhomave.
The Daily Telegraph, që është një media partnere në shfaqje, e vlerësoi me 4 yje nga 5 të mundshmet.
Është një shfaqje që çdokush që ka parë një film të Bondit nuk duhet ta humbasë,” shkruan kritiku Mark Monahan.

Printo
Dergo

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: