Zarfet
me
para
që
iu
kapën
pedagogut
të
Elbasanit,
Pëllumb
Kllogjeri
LAJME DITE
Si pedagogu i Elbasanit, ka plot në çdo sektor shtetëror madje dhe privat të jetës në Shqipëri. Sa për shtetin, aha, mos mendoni se hajduti do të kapë hajdutin. Përkundrazi, hajduti thërret, kapeni hajdutin
Redaksionale NOA.al
Një pedagog, autor librash shkencorë u arrestua këtë të martë në Elbasan. U kap brenda universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në një nga zyrat e godinës qendrore dhe sikundër konfirmoi policia lokale, “arrestimi i tij u krye në momentin e marrjes së parave nga studentë të Matematikës të këtij universiteti”. Në mënyrë të paskrupullt, ky pedagog, ashtu sikundër edhe shumë të tjerë, në Elbasan, Tiranë, Kamzë dhe plot të tjera në vend, merrte para nga studentët në shuma 10 mijë lekë apo 100 euro. Në zyrë, phd Pëllumb Kllogjeri u kap me 8 zarfa të tillë. Policia thotë se edhe disa të tjerë janë nën hetim e sipër, me synimin e antikrimit ekonomik, për të futur në qeli ca hajdutë më shumë.
Më herët gjatë fundjavës, disa mësuese në Tiranë u arrestuan se vidhnin tezat e Maturës Shtetërore dhe më pas ua shisnin maturantëve.
Edhe këtu, gjë më të shëmtuar nuk ka.
Njolloset padrejtësisht një sistem i tërë provimesh që përcaktojnë të ardhmen e të rinjve shqiptarë. Duke bërë që të luajnë fort me njëra-tjetrën, dy standarde, njëra e nxënësit që përpiqet me mish e me shpirt nën presionin edhe të prindërve që të mësojë për të dalë sa më mirë, dhe tjetri, nxënësit që i vënë vizën të mësuarit dhe me paratë që u japin prindërit apo kushedi se kush, lyejnë këta mësues të paskrupuj që nuk ngopen së bëri lekë kaq të pista.
Por dukuria e ryshfetit për provimet, është mëse e vjetër në sistemin universitar publik shqiptar. Ca nga shkollat e larta në vend e kanë këtë damkë prej kohësh dhe sa vijnë e u thellohet më shumë zhytja në pisllëk të tillë.
Në rastin e universitetit të Elbasanit, antikrimi ekonomik prej vitesh përpiqet që të thyejë monopolin e hajdutërisë ku është zhytur, por siç pohojnë, e kanë shumë të vështirë. Për më tepër, edhe kur arrijnë të kapin dhe arrestojnë pedagogë, sekserë dhe të tjerë bastardë në sferën e hajdutllëkut, nuk arrijnë t’i mbajnë gjatë në burg pasi prokuroria apo gjykata i lënë të lirë.
Sigurisht që kjo do të ndodhë, përderisa prokurorët e gjykatësit majmen me para dhe këto para, nuk u mungojnë disa hajdutëve të universiteteve që si profesion të parë nuk kanë vënë mësimdhënien, por pasurimin e ndytë.
Kjo ndodh dhe do të ndodhë sa kohë studentët dhe familjarët e tyre, paguajnë ryshfete për këta njerëz të paskrupuj që pretendohet se janë në atë post për të rritur dijen e rinisë shqiptare, paçka se bëjnë të kundërtën.
Dhe sa kohë studentët dhe prindërit e tyre, do të paguajnë këta bastardë, padija do të vazhdojë.
Sa kohë që studentët do të “mbysin” me para këta hajdutë ordinerë që besojnë se janë të sofistikuar, arsimin shqiptar do të vazhdojë ta marrë lumi.
Kjo është shumë e rrezikshme.
Po krijohet një brez i ri, i cili është ndarë frikshëm në dy kampe:
I pari, ai i të rinjve dhe të rejave që pasi kanë “thartuar” trutë për vite të tëra duke mësuar, pa dhënë thuajse asnjëherë bakshishe apo ryshfete;
I dyti, ai i të rinjve dhe të rejave që kanë shtyrë tërë këto vite duke herë paguar dhe herë mësuar, por në më të shumtën e kohës duke qëndruar kafeneve dhe duke “gjuajtur” mësues e pedagogë që marrin para, apo sekserë të tyre.
Në këtë mënyrë, këto dy “breza” po përballen frikshëm me njëri-tjetrin.
Fatkeqësisht ka edhe më keq në këtë realitet shqiptar.
Pas bangove të shkollës, pak prej atyre që mësojnë devotshmërisht përfundojnë në punë të merituara dhe pagesë të merituar.
Kurse shumë prej atyre që kanë bërë sikur kanë mësuar, ose troç e kanë marrë shkollën me lekë, janë sistemuar në punë ku kanë dashur dhe ku mund të fitojnë shumë. E ta dini se edhe këtu, kanë dhënë lekë.
Sepse si pedagogu i Elbasanit, ka plot në çdo sektor shtetëror madje dhe privat të jetës në Shqipëri.
Sa për shtetin, aha, mos mendoni se hajduti do të kapë hajdutin. Thjesht aplikohet "slogani": hajduti thërret, kapeni hajdutin.

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: