LAJME DITE
Pikturat e Volfgang von Zhvarcenfeld në parkun e Berlinit mendohej që të promovonin paqen botërore, por 79 vjeçari gjerman tani është në gjendje lufte me një fis venezuelas i cili e akuzon për vjedhjen e gurit ngjyrë rozë që për ta njihet si ‘Gjyshja” ose “Nënëmadhja”.
Nga Stephen Brown
Qeveria venezuelas po përkrah indianët Pemon të rajoni “Gran Sabana” duke kërkuar kthimin e gurit të lëmuar nga parku Tiergarten në Berlin – duke e vënë qeverinë gjermane në një farë dileme.
Me Karakas që e quan një vjedhje nga njëra anë, dhe me skulptorin që mbrohet duke thënë se guri është një dhuratë e ligjshme, ky monolit po rrezaton më shumë energji negative se sa fansat e tij personalë janë mësuar.
Plotësisht i pavetëdijshëm për situatën diplomatike, Robert, një kopshtar berlinez, i zbret biçikletës për të ndezur disa temjanë mes shkëmbinjve nga pesë kontinentet që formojnë “Projektin Shkëmbi i botës”, dhe pret miqtë për një ritual shpirtëror të pasdites.
Por turistët venezuelas Grecia Melendez dhe Huan Karlos Brozoski dinin gjithçka për konfliktin për gurin dhe dyshonin se kishte motive politike pas protestave.
“Çavez do gjithmonë të konfliktohet me dikë,” tha Melendez, 32 vjeçare, ndërsa fotografon shkëmbin 12 metër kub, në në cilin është gdhendur fjala ‘Dashuri’ në gjuhë të ndryshme – dhe emra çiftesh dhe zemra të pikturuara me grafit.
Von Zhvarcenfeld, një pamje delikate me flokë të bardhë dhe me këpucë kaf, valëvit disa dokumente të kapura që autorizojnë lëvizjen e shkëmbit nga parku kombëtar i Kanaima në 1998.
Si me të gjithë shkëmbinjtë e vendosur në një rreth në Berlin, një shkëmb “motër” mbeti pas. Çdo solstic veror, sipërfaqet e tyre të shkëlqyeshme reflektojnë diellin si “si simbol të njerëzimit të bashkuar në paqe një ditë, shpresojmë”, thotë ai.
Caldera
Projekti është inauguruar në 1999 pranë Postdamer Platz, një pikë referimi në Berlin, dhe Brandenburg Gate. Ndërsa fëmijët luanin mes shkëmbinjve, Von Zhvarcenfeld kundërshtoi që Venezuela ta merrte atë që ai e quan ‘një dhuratë për Berlinin’ nga ish presidenti Rafael Kaldera.
“Paqe për mua nuk do të thotë mungesën e konfliktit,” thotë artisti, i pashqetësuar nga kërcënimet dhe ato që edhe ai i dyshon si “motivime politike” që qëndrojnë pas problemit të shkëmbit.
Gjithë milingonat që mund të hash
Një video e shpërndarë në Youtube ka mobilizuar opinionin publik në Venezuelë, duke ripërmendur origjinën mitike të gurit Kueka (Nënëmadhja në gjuhën Pemon) dhe të ngjashmëve të tij, dhe duke përcjellë ndjenjën vendase për humbjen.
“Ky njeri vendosi ta marrë Kuekan pa u shqetësuar për vlerën kulturore që ka ai për komunitetin Pemon,” thotë në video aktivisti dhe ekologjisti venezuelas Any Alarkon.
Ministri i kulturës Pedro Kalzadilla tha për televizionin shtetëror se dhurimi ishte i paligjshëm sepse guri ishte pjesë e trashëgimisë kulturore të komuniteti Pemon. Prokurorët po hetojnë për lëvizjen e gurit sepse “kushdo që e ka autorizuar lëvizjen e Nënëmadhes ka kryer një krim”, tha ai.
Pasi fisi Pemon demonstroi përpara ambasadës gjermane javën e shkuar me heshta, veshje prej puplash në kokë dhe me parulla që shkruanin “Populli i Pemon do Nënëmadhen tonë të mençur mbrapsht” i dërguari gjerman premtoi se do t’i paraqiste shqetësimet e tyre në Berlin, ndërsa shpjegoi se nuk do të ishte një sipërmarrje e lehtë rikthimi i gurit.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Andreas Peshke tha se Berlini dëshironte një zgjidhje “të pranuar nga të gjitha palët – Venezuela, grupet indigjene, artistit dhe qyteti i Berlinit.”
Von Zhvarcenfeld nuk ishte i bindur, duke thënë se largimi i gurit do të sakrifikonte “15 vjet të jetës sime dhe të gjitha paratë që kam shpenzuar. Nëse guri largohet do të shkatërrohej i gjithë projekti.”
Përkrah tij qëndronte antropologu gjerman Bruno Illius, i cili e ka studiuar fisin Pemon për dy dekada. Ai tha se nuk kishte “ndonjë diçka si ‘shkëmb i shenjtë’ për Pemon, vetëm shkëmbinj të vegjël magjikë me funksione praktike, si për shembull për të ndihmuar në kapjen e një peshku.”.
Illius i hodhi poshtë historitë se largimi i shkëmbit sjell fatkeqësi për fisin, si thatësira dhe zhdukja e milingonave që ata i hanë me një salcë pikante, duke thënë se ai kishte ngrënë plot milingona gjatë tre vizitave në rajon jo më larg se vjet.
“Kjo është e gjitha një mashtrim, një dinakëri,” tha profesori.

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: