LAJME DITE
Tiranë, 2 korrik 2012, NOA – Pak ditë pas vendimit për kërkesën e AKIP për referendumin kundër importit të plehrave, i cilësuar si një farsë nga aleanca dhe pas akuzave të shumta nga opozita për vendimet në zgjedhje, kryetari i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se nuk merret me politikë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në një prononcim për gazetarët, kreu i KQZ-së nënvizoi se KQZ ka zbatuar vetëm ligjin në marrjen e vendimeve, vendime të cilat sipas tij janë mbështetur edhe nga gjykatat arbitri ndërkombëtar, OSBE/ODIHR-i.
Ristani foli edhe për mandatin e KQZ-së, për të cilin tha se përfundon në shkurt të vitit 2013.
Kryetari i KQZ-së duke hedhur poshtë akuzat e opozitës, bëri me dije se nuk merret me politikë, duke veçuar se kriter vlerësimi për punën e KQZ-së është shteti ligjor jo deklaratat e cilësdo parti politike.
Kryetari i KQZ-së Arben Ristani mori pjesë sot në aktivitetin “Trashëgimia zgjedhore evropiane: dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”, e cila po mbahet në Tiranë nën kujdesin e Kuvendit, Komisionit të Venecias dhe KQZ-së.
mit/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: