Bamir
Topi
LAJME DITE
Gjakovë, 30 qershor 2012, NOA- Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, mesditën e sotme, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi në krye të delegacionit zyrtar vizituan Komunën e Gjakovës ku u pritën në mënyrë madhështore nga Kryetari Pal Lekaj si dhe nga kryetarët e Komunave Prishtinë, Prizren, Pejë, Drenas dhe Skënderaj.
Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar me këtë rast, Kryetari i Shtetit shqiptar dekoroi Komunat e Gjakovës, Skënderajt dhe Pejës me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, komunën e Drenasit, Presidenti Topi e dekoroi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin e mëposhtëm: “Për rolin historik në përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, për meritat e veçanta në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, në veçanti për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ndjenjat e larta patriotike dhe liridashëse, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.
Po ashtu Komunën e Prizrenit, Kryetari i Shtetit shqiptar e nderoi po me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, por me motivacionin: “Për rolin historik në përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, për meritat e veçanta në zhvillimin e lëvizjes kombëtare dhe kurorëzimin e saj me Lidhjen e Prizrenit, për ndjenjat e larta patriotike dhe liridashëse, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.
“Çdo vizitë në Kosovë është emocionale, por ditë të tilla japin shumë emocione të mëdha. Së pari për borxhin e madh moral e qytetar ndaj kësaj pritje thellësisht vëllazërore, të vëllezërve e motrave në Prishtinë, në Prekaz, në Glogjan e këtu në Gjakovë; dhe së dyti sepse fati e deshi të përshkoj nga afër dje e sot komuna e vende, të cilat gjatë historisë sonë kombëtare na kanë bërë të ndjehemi përherë krenarë. Çdo pëllëmbë e Kosovës është e mbushur me histori ndaj kudo që të shkosh, këto që të takosh, ndjen nderimin e thellë për pjesën e kombit që për mese një shekull përjetoi sakrifica të jashtëzakonshme për të arritur synimin e merituar: shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës”, u shpreh Topi në fjalën e tij, raporton noa.al.
Në vijim kryetari Pal Lekaj e shpalli Presidentin Bamir Topi “Qytetar Nderi” të Gjakovës”:“Për mbështetje të fuqishme të proceseve për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhe lobim në qarqet diplomatike për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Për avancimin e iniciativave të zhvillimit demokratik në rajon”.
a.y/noa.al

Printo
Dergo

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: