AK: Berisha po shet pasuritë kombëtare përmes ministrave bixhozxhinj
Transmetuar më 30.06.2012 13:04
Tiranë, 30 qershor 2012, NOA- Përpara Ministrisë së Financave Aleanca Kuq e Zi është mbledhur sot në shenjë proteste kundër korrupsionit qeveritar të ministrave të Qeverisë.

“Lotaria kombëtare është një aset i të gjithë shqiptarëve dhe duhet administruar nga shteti i shqiptarëve. Fati i keq i Shqipërisë dhe shqiptarëve që nuk kanë një shtet që mendon për xhepat e tyre, por një pushtet që mendon vetëm si e si të grabisë çdo qindarkë që mund të shkojë në favor të shportave të familjeve shqiptare. Aleanca Kuq e Zi nuk është këtu për të kundërshtuar apo mbrojtur asnjë tezë politikë dhe konfliktuale midis PD-së dhe PS-së, por për të kundërshtuar shitjen masive të kapitalit shtetëror që qeveria e Sali Berishës po kryen. I ndodhur në ditët e fundit të regjimit të ndryshkur dhe kalbur Sali Berisha ka hapur thesin e pasurive kombëtare dhe po i shet këto pasuri në mënyre klienteliste përmes ministrave bixhozxhinj jo vetëm sepse luajnë kazino, por sepse mentaliteti i tyre politik lidhet ngushtë me bixhozin qeveritar”, u tha nga protestuesit e AK, raporton noa.al.

Në vijim theksohet se Aleanca Kuq e Zi e dënon këtë akt tradhtar të ministrit të financave Ridvan Bode i cili është njëri prej ushtarëve më të bindur të Sali Berishës në strategjinë e rrënimit ekonomik të shqiptarëve.

Në këtë kuadër vijohet duke shtuar se për Aleancën Kuq e Zi shitja e lotarisë kombëtare tek sektori privat, qoftë ky opozitar, qeveritar apo dhe i huaj është tradhti në kurriz të shqiptarëve që po vuajnë krizën ekonomikë që qeveria përpiqet ta mbulojë ditë pas dite.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania