Sali
Berisha,
Edi
Rama
Foto
noa.al
LAJME DITE
Tiranë, 20 qershor 2012, NOA - Zvarritja e mëtejshme e procesit të reformës zgjedhore vë në pikëpyetje të ardhmen europiane të shqiptarëve.
Ky është qëndrimi i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, të cilët kur mbetet një muaj nga mbyllja e sesionit parlamentar, përmes një deklarate për shtyp i bëjnë thirrje Kryetarit të mazhorancës Sali Berisha dhe atij të opozitës Edi Rama të ulen dhe t’i japin rrugë finalizimit të reformës zgjedhore dhe miratimit të saj brenda këtij sesioni parlamentar, me qëllim që t’i jepet sa më shumë kohë në dispozicion institucioneve përgjegjëse për përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
“Zvarritja e mëtejshme e reformës do të prodhojë sërish një proces të minutave të fundit, ku përmbushja e standarteve të kërkuara për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në BE, do të jetë shqetësimi dhe problemi më i vogël, duke rrezikuar seriozisht fatin europian të popullit shqiptar, pavarësisht nëse rezultati i dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të pranohet apo jo nga dy forcat e mëdha politike”, theksohet në deklaratë.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë bën me dije se ka ndjekur në vazhdimësi dhe me shumë vëmendje zhvillimet rreth procesit të reformës zgjedhore, duke kontribuar me propozimet e veta që në fillimet e punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar të ngritur për këtë qëllim.
“KVV u kërkoi partive politike dhe Komisionit që në këtë proces të shkonte përtej objektivit të punës së tij, si edhe përtej interesave të ngushta të partive, për t’i dhënë një dimension dhe zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse problemit të zgjedhjeve problematike dhe të keqmenaxhimit të tyre nga partitë politike, duke marrë në shqyrtim përveç të tjerash, sistemin zgjedhor, administrimin jopolitik, përdorimin e teknologjise, etj, me synim të vetëm zbatimin me korrektësi të ligjit, funksionimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavaruara, si dhe kthimin e besimit të qytetarëve në këtë proces”, thuhet më tej në deklaratë.
KVV shprehet mjaft i shqetësuar për dështimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm, si dhe për mungesën e thellë të besimit dhe bashkëpunimit që ende mbizotëron midis dy forcave kryesore të politikës.
Sipas Koalicionit, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste evidentuan sërish një papërgjeshmëri të plotë në këtë proces, gjatë të cilit demonstruan vullnet bashkëpunimi thjesht si një detyrim ndaj kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë, dhe aspak si një mundësi për t’i dhënë fund ngërçit politik, si një detyrim madhor ndaj interesave të qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe fateve europiane të vendit.
Mësohet se në takime me përfaqësues të Komisionit dhe me përfaqësues të OSBE/ODIHR, Koalicioni ka kërkuar një proces që të mund të finalizohet me ngritjen e një mekanizmi funksionues dhe imun ndaj vullnetit apo “humorit politik” të partive, duke kërkuar trajtimin që në fillim të elementëve kryesore të reformës, të cilat përbëjnë edhe pikat më të nxehta ku ende nuk ka një dakordësi mes palëve”.
“Aktualisht, kur ka mbetur rreth një muaj nga mbyllja e sesionit të VI Parlamentar të kësaj Legjislature, zgjedhja e njëanshme e Presidentit të Ri të Republikës ka rikthyer me jo pak shqetësim detyrimin për përmbushjen e rekomandimit të Parë dhe të Dytë të Raportit Përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Vendore të 8 Majit 2011, rekomandime që pak muaj më parë quheshin të përmbushura nga përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së, madje duke u përdorur prej tyre si argument shumë më i rëndësishëm e i mjaftueshëm se marrja parasysh e propozimeve apo kërkesave të tjera që vinin nga aktorët e tjerë politikë apo jo-politikë”, apelon Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.
Në bazë të Kodit Zgjedhor në fuqi, Presidenti i Republikës duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare jo më vonë se më datë 7 dhjetor 2012, ndërkohë që data e zgjedhjeve mbetet të jetë data 23 ose me shumë gjasa data 30 Qershor 2013.
Koalicioni e konsideron jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare plotësimin e tërësor të standarteve europiane për një proces sa më të mirë zgjedhor, njëkohësisht për të mundësuar njohjen dhe zbatimin sa më të mirë të dispozitave të Kodit të Ri Zgjedhor dhe risive të tij siç është identifikimi elektronik i votuesve nëpërmjet kartave të identitetit në qendrën e votimit, etj.
Koalicioni vlerëson punën e vështirë të anëtarëve të Komisionit dhe Grupit të Ekspertëve, e cila, pavarësisht mungesës së transparencës dhe bashkëpunimit të sinqertë me aktorët jashtë tij, do të ishte një punë shumë më produktive, e lehtë dhe e shpejtë në rastin e një konsensusi dhe kompromisi paraprak politik.
“Mungesa e këtij konsensusi solli dështimin e punës së Komisionit të Reformës, megjithë zgjatjen dy herë të afatit përmbyllës të funksionimit të tij”, thekson Koalicioni.
Në këtë suazë, Koalicioni i kërkon dy partive më të mëdha dhe krerëve të tyre të marrin parasysh konsideratat e Koalicionit në aneksin bashkangjitur kësaj deklarate, në lidhje me aspektet ende të pambyllura të reformës zgjedhore.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë rikujton se “Vendimi i Kuvendit nr. 141 datë 17.11.2011, për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore pranë Kuvendit të Shqipërisë përcakton se: “Komisioni ka për detyrë hartimin e amendamenteve për kuadrin ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODHIR për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe ato lokale të vitit 2011. Me vendimin nr. 14/2012 të Kuvendit, afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar "Për reformën zgjedhore" zgjatet deri më 30.04.2012. Me vendimin nr. 21/2012 afati shtyhet deri më 15 maj 2012”.
Ky koalicion u rikujton liderëve politikë se “Rekomandimi i parë nga Raporti Përfundimtar i MVZ-së së OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 duhet konsideruar si prioritet i menjëhershëm: Partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që u korrespondon privilegjeve të mëdha që gëzojnë sipas ligjit në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet të përmbushin detyrat e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme në interesin e përgjithshëm të Shqipërisë. Kjo vlen edhe për punën e komisionerëve zgjedhorë dhe nëpunësve të zgjedhur e të emëruar të të gjitha niveleve, të cilët nuk duhet t’i mbështesin veprimet dhe vendimet e tyre në lidhje me zgjedhjet mbi çështje apo bindje politike. 2. Reforma zgjedhore duhet të zhvillohet kohë përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në diskutimin e reformës zgjedhore duhet të përfshihen jo vetëm partitë politike, por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, autoritetet përkatëse shtetërore dhe grupet e vëzhguesve vendorë”, përfundon apeli i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.
mit/noa.al

Printo
Dergo

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: