LAJME TË LIDHURA
LAJME DITE
Tiranë, NOA.al - Rrjeti i famshëm francez i hipermarketeve Carrefour nuik ka më punë me Shqipërinë. Ajo që në vendin tonë njihet si Carrefour në të vërtetë është tashmë Marinopoulos, një kompani greke që posedon një numër supermarketesh në Greqi, Qipro si dhe Bullgari dhe një të tillë në Shqipëri, hapur tetorin e kaluar në periferi të Tiranës në mjediset e një qendre tregtare (Tirana East Gate).
Burime zyrtare të kompanisë Marinopoulos bënë sot me dije se tani e tutje gëzon ekskluzivitetin e të 750 supermarketeve dfhe hipermarketeve që deri dje ishin Carrefour ose Carrefour-Marinopoulos, në Greqi, Shqipëri, Qipro, Bullgari dhe vende të tjera të Ballkanit, raporton noa.al.
Ndërkaq vetë francezja Carrefour ka njoftuar se ka marrë vendimin për t’u larguar, dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të kësaj të diele në Greqi. Carrefour tha se ky vendim është marrë në kuadrin e strategjisë së saj. dhe strategjia përkon me largimin edhe nga Shqipëria të Carrefour francez dhe lënien e saj në dorë të grekëve të Marinopoulos.
Divorci mes dy kompanive asaj franceze dhe asaj greke ka ardhur pas disa momentesh të vështira mes tyre dhe Marinopulos tashmë deklaron se gjithçka në 750 super dhe hipermarketet është greke.
Njoftohet se 220 milionë euro është dëmi që kapërdin Carrefour nga kjo ndarje me grekët.
Ndërkaq, kreu i Marinopoulos AE, Leonidha Marinopoulo, deklaroi se ishte shumë i kënaqur nga kjo marrëveshje e cila nënvizoi se tregon lidhjen e fuqishme të tregut grek me atë qipriot dhe më gjerë.
Carrefour ishte kompania më e fuqishme në lëmin e super dhe hipermarketeve në Evropë me ndikim të fuqishëm në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian. tani ajo mbetet jashtë vendeve si Greqia, Shqipëria, Qipro, Bullgaria dhe vende të tjera ballkanike.e.l/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: