Filmi Move On kërkon talente nga Shqipëria
Transmetuar më 15.06.2012 18:44
Një film i kalibrit hollivudian, i cili do të zhvillohet në Europë, me përfshirje të Deutsche Telecom dhe AMC, kërkon aktorë të rinj nga Shqipëria përmes ideve dhe  talentit që ata mund të kenë. “Loja” është e hapur për të gjithë shqiptarët.

Filmi quhet “Move On”dhe do të zhvillohet nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Asger Leth, fitues i çmimeve ndërkombëtare dhe me yllin hollivudian Mads Mikkelsen. Ky i fundit është i njohur për rolet e spikatura në filma si “Casino Royale”, “Tre Musketierët”, “Përbindëshat kundër Alienëve”, “Përplasja e Titanëve” etj.

Projekti filmik përfshin Shqipërinë dhe disa vende të tjera në Europën Lindore dhe Perëndimore. “Move On” është filmi i parë i këtij lloji, duke qenë se është i pari film interaktiv në botë, ku publikut i kërkohet të bashkëveprojë duke u bërë protagonist. AMC, si pjesë e Grupit Deutsche Telecom, po mundëson në Shqipëri përfshirjen e publikut përmes faqes së dedikuar të internetit: https://move-on-film.al/. Është e thjeshtë: gjithkush mund të postojë idetë e veta në uebsite apo të përdorë aplikimin Move On, për të frymëzuar regjisorin Asger Leth.

Publiku shqiptar mund të propozojë krahas vendeve të tjera: rolin e aktores kryesore, një nga kolonat zanore, një kafshë shtëpiake për të marrë pjesë në film, faqen e parë të një gazete me një lajm tërheqës, “Një rol për ty” (për veten), “Portreti i yllit tuaj në film” (poster apo diçka tjetër), si dhe të ndajnë një udhëtim në tren me Mads Mikkelsen.

Ndërsa skena të programuara enkas për Shqipërinë janë: Portrei në mur, në një restorant ku shkon aktori kryesor; Billboard në rrugë, gjatë një skene aksioni (pamje nga Shqipëria – “Visit Albania”; si dhe një rol figuranti krahas Mikkelsen në tren (aplikanti duhet të dërgojë video që shfaq aftësitë aktoriale).

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Mela Bajraktari Postuar me 2012-06-24 08:33:37
Hello,
I\'m 16 years old and I want to take part in the movie.
Can we have any address,where we can connect with you????
flamur Postuar me 2012-06-24 07:11:30
une dua te behem nje aktor sepse dua te kem nje te ardhme te ndritur.dua te jem nje aktor por jo kryesor une dua te shikoj njehere hollivudin.Te kem fansa si ty por dua te kem dhe nje fame te madhe .une e di qe ju do ta shikoni kete koment qe une do te postoj .dhe do fati qe te fitoj vendin.
faleminderir.
Eduart Poleshi Postuar me 2012-06-19 11:58:34
dua te marr pjese ne film krahas Mikkelsen

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania