ProCredit Bank Shqipëri, si pjesë e Grupit ProCredit e njohur për peshën e portofolit në sektorin e agrobiznesit, krijon potencialet e duhura që klientët e saj të operojnë në tregjet rajonale të ushqimit dhe mekanikës bujqësore. Në mënyrë inovatore Banka ka krijuar një program shkëmbim eksperience dhe realizimi kontratash biznesi për klientët e grupit nga 11 vende të rajonit, përgjatë ditëve të Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit të zhvilluar në Novi Sad, SerbiProCredit Bank Shqipëri, një nga 21 institucionet e grupit gjerman ProCredit, është e pranishme në Shqipëri prej 17 vjetësh dhe i shërben qytetarëve shqiptarë me një linjë të plotë shërbimesh bankare. Ajo është një ndër bankat e para në Shqipëri, e cila u përqendrua në mënyrë të veçantë në shërbimin e grupeve të mënjanuara nga bankat e tjera si: bizneset e vogla e të mesme dhe kreditimin bujqësor, duke i shtuar vlerë shërbimeve të saj me njohjen e kulturës bankare. Fokusi i bankës është dhënia e kredive për sipërmarjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, sepse këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës, i japin një kontribut thelbësor ekonomisë së vendit, duke garantur një zhvillim të qëndrueshëm.
Vetë grupi ProCredit përbëhet nga 21 institucione financiare të orientuara drejt ekonomive në zhvillim në tre rajone: Europa Lindore, Amerika Latine dhe Afrika. Grupi ProCredit është një grup bankar i orientuar drejt zhvillimit të vendeve dhe i shërben me përkushtim dhe cilësi atij grupi klientësh dhe biznesesh, të cilat shumë banka i shohin me risk dhe kosto të lartë. Bujqësia dhe agropërpunimi janë një nga shtyllat e vëmendjes së grupit sepse janë sektorë ekonomikë, të cilët kane impakt direkt në rritjen dhe zhvillimin e këtyre vendeve, në veçanti në një situatë të vështire ekonomike që po kalojnë dhe ndërkohë janë sektorë që punojnë rreth 50% të popullsisë së këtyre vendeve.
| Portofoli Agro kundrejt portofolit total | Kredi Agro | Pesha në % kundrejt portofolit të biznesit | ||
| Numri | Volume në Euro | % numër | % në volume | |
| ProCredit Group | 93’378 | 497’486’252 | 24% | 13% |
| ProCredit Albania | 3,788 | 19,761,774 | 15% | 12% |
ProCredit Bank Shqipëri është banka lider në tregun shqiptar për sektorin e Agrobiznesit me 35% të tregut, ndërkohë që viti 2011 solli një rritje prej 18 % të portofolit të kredisë, duke e çuar portofolin e kredisë në 19.7 mil Euro.
Në këto kushte, ProCredit Bank mbetet zgjedhja e parë për fermerët shqiptarë në nevojë për të financuar aktivitetin e tyre. Dhe duket se kjo mbështetje nga Procredit Bank nuk ka munguar dhe as do të mungojë, pasi bujqësia do të vijojë të jetë një nga sektorët prioritarë të bankës. Për më shumë, banka ka ndërtuar struktura të veçanta shërbimi për produktet Agro dhe është bërë iniciatore e shumë marrëveshjeve dhe kontratave të lidhura me tregjet rajonale në kuadër të zhvillimit të Panairit Agrikulturor të Novi Sadit.
Banka organizoi një program promovues që përfshinte udhëtimin 4-ditor dhe pjesëmarrjen e një grupi klientësh të agrobiznesit, së bashku me këshilluesit e saj agro. Klientët e saj të agrobiznesit kryen takime me përfaqësues të bizneseve të përpunimit të qumështit dhe prodhimit të djathit, biznese të përpunimit të vajit dhe konservimit të produkteve bujqësore, agrotregtues dhe agrogrumbullues nga vende të rajonit si Bosnia dhe Maqedonia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania ku patën mundësi të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në Agrobiznes dhe lidhim marrëveshje me interes të ndërsjellë. Shumë vizita në bizneset lokale të prodhimit të perimeve dhe qumështit mundësuan prezantimin me teknologjitë e reja në parametra të standardeve europiane. Vetë grupi ProCredit kishte në këtë panair 13 pika informacioni që mbulonim klientelën e bankave ProCredit në gjithë rajonin. Konkretisht u realizuan kontakte dhe marrëveshje me kompani të fabrikave të qumështit, kompani të prodhimit dhe tregtimit të makinave të mjeljes se bagëtive, të prodhimit dhe tregtimit të mjaltit, të tregtimit të sistemeve të ujitjes me pika dhe të mbrojtjes së pemëtoreve nga breshëri, etj.Me më tepër se 70 vjet eksperiencë, Panairi Ndërkombëtar i Novi Sadit cilësohet si eventi publik më i madh në fushën e produkteve dhe mekanikës bujqësore në Europën Juglindore. Ky panair shërben si një urë bashkëpunimi për të gjithë fermerët, agropërpunuesit, agrotregtuesit, agroprodhuesit, agroprocesuesit e rajonit, duke krijuar bashkëpunime të bizneseve ekspozuese me vlerë disa milionë euro. Panairi Agrikulturor i Novi Sadit që mbahet në javën e tretë të muajit Maj mblodhi rreth 1.500 kompani ekspozuese nga 58 shtete dhe u vizitua nga më shumë se 300 mijë shikues. Shteti partner i radhes për Panairin e këtij viti ishte Austria, një nga pesë shtetet më të zhvilluara në Europë si dhe një ndër investitorët kryesorë në këtë rajon. Drejtori i Përgjithshëm i Panairit njoftoi se në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Serbisë këtë vit u prezantua një segment i ri – ekspozimi i risive të agrobiznesit me rreth 50 teknologji të reja dhe zgjidhje teknike në këtë drejtim.
Ky ishte edicioni i dyte ku ProCredit Bank mori pjesë dhe synimi kryesor i programit ishte të krijonte akses për klientët e saj të agrobiznesit që në të ardhmen të operojnë në tregjet rajonale e ndërkombëtare. Integrimi në strukturat rajonale agro është e ardhmja e këtij sektori për bujqësinë shqiptare dhe vendet e vogla të Ballkanit, të cilat mund të konkurrojnë jo me sasinë e produkteve dhe shërbimeve, por me cilësinë dhe individualitetin e tyre.
Fokusi i ProCredit bank në sektorin e agrobiznesit nuk qendron ne perfitimin imediat nga kreditimi për bankën, përkundrazi bujqësia është një sektor i vështirë dhe plot sfida ne Shqiperi. Fokusi pershtatet me misionin dhe politiken e zhvillimit që ndjek banka per te krijuar ne te ardhmen shërbimet financiare te orientuara nga ata sektorë që ndikojnë pozitivisht në jetën e një përqindje të lartë të popullsisë.
Novi Sad-i ka qenë një vend i populluar me tregtarë, pikërisht për vendndodhjen pranë Lumit Danub, në kufijtë natyrorë të rajoneve midis “Bačka” dhe “Syrmia”. Për vetë pozicionimin e favorshëm gjeografik Novi Sad-i shumë shpejt u bë një vend i rëndësishëm për tregtarët në shekullin IXX, duke u shndërruar kështu me kohën në rajonin më të zhvilluar agrikulturor. Qyteti ka qenë shtëpia e panairit të parë agrikulturor në vitin 1923, duke marrë përmasat e një panairi ndërkombëtar në vitin 1930. Në 1958, Panairi i Novi Sad-it u bë pjesëtar i organizatës ndërkombëtare të panaireve dhe u cilësua si Panairi më i rëndësishëm agrikulturor në rajon. Zona ku zhvillohet Panairi eshte 300.000 m², nga të cilat 240.000 m² jane hapësira të hapura dhe 60.000 m² stenda të mbyllura.





Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: