Tahiri: Prova të reja për Argitën dhe Shkëlzenin
Transmetuar më 15.06.2012 16:24
Saimir Tahiri
Tiranë, 15 qershor 2012, NOA- Në përfundim të seancës së sotme gjyqësore me fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha, deputeti socialist Saimir Tahiri i kërkoi gjykatës riçeljen e procesit të hetimit gjyqësor me arsyen se disponon prova të reja.

Një tjetër arsye ishte për shkak se një seancë gjyqësore është zhvilluar pa praninë e tij dhe pse deputeti Tahiri më herët kishte kërkuar shtyrjen e saj pasi ishte seanca parlamentare kur do të votohej për Presidentin e ri të Republikës, raporton noa.al.

Tahiri tha se kjo seancë ishte zhvilluar në kundërshtim me ligjin sepse avokati i deputetit socialist nuk kishte të drejtën e përfaqësimit gjyqësor të tij kur ai vetë nuk ishte i pranishëm në seancë.

Por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë të deputetit Tahiri ndërsa më pas Tahiri kërkoi përjashtimin e gjyqtarit të çështjet me argumentin se ai ka faktuar qëndrimin e tij të njëanshëm më shumë se njëherë me vendimet e ndërmjetme që ka dhënë gjatë këtij procesi gjyqësor.

Edhe sot nuk u dha vendimi pasi u kërkuar nga deputeti Saimir Tahiri kohë për të hartuar konkluzionet përfundimtare.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania