Pamje
nga
Rruga
e
Elbasanit
LAJME DITE
Tiranë, 15 qershor 2012, NOA- Bashkia e Tiranës nëpërmjet një komunikate për mediat ka shprehur keqardhjen që përpara interesit qytetar, Partia Socialiste ka zgjedhur konfliktin politik, të pavërtetat dhe abuzimin.
“Zgjerimi i rrugës së Elbasanit është një prioritet për qytetin tonë, i cili vazhdon të vuajë pasojat e zhvillimit të paplanifikuar. Zgjerimi i rrugës së Elbasanit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes, do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të Tiranës, do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së qytetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Këto janë interesat e qytetarëve të Tiranës”, thuhet në qëndrimin e Bashkisë, raporton noa.al.
Më tej theksohet se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka nisur punën për zgjerimin e kësaj rruge, një arterie e rëndësishme kombëtare dhe se kjo rrugë, nga Fakulteti Ekonomik deri tek rreth- rrotullimi i Saukut, me gjatësi 1.7 km do të jetë me 6 korsi 2x8m, me trafikndarëse prej 1.5m, ku është parashikuar dhe gjelbërim, si dhe me trotuarë në të dy anët e rrugës.
Ndër të tjera bëhet me dije se gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe interesat e qytetarëve dhe në këtë kuadër i bëhet thirrje Partisë Socialiste që të ndalë frymën e konfliktit politik dhe të orientohet drejt interesit të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shqiptarëve që përdorin infrastrukturën e kryeqytetit.
a.y/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: