Jennifer Lopez “bombë” në turne, jep mendimin për kolegët
Transmetuar më 15.06.2012 14:32
Panama, 15 qershor 2012, NOA- Jennifer Lopez ka nisur në Panama turneun e saj botëror “Dance Again World Tour” ku shfaqet si një “bombë” në shpërthim. Në një koment të saj ajo shprehet se nuk vlen asgjë nëse nuk bën diçka për publikun.

42 vjeçarja JLo lidhur me konkurrencën e kolegeve të saj shumë më të reja se ajo në botën e kinemasë dhe muzikës shprehet se, “Janë të mirëpritura. Gjendja shëndetësore e një superstari, nëse do flasim me fjalë të tilla, matet me sjelljet e tij. Mora pjesë në “American Idol” sepse jam gjithmonë në anën e të rinjve, jam vampire e entuziazmit të tyre. Nga ana muzikore mendoj se Rihanna ka shumë personalitet, ndërsa zëri i Adele është fantastik”.

Siç raporton noa.al, ajo shkon më tej duke thënë se i pëlqen zëri i Celine Dion dhe Barbra Streisand, ndërsa vlerëson freskinë e Taylor Swift.

Ndërsa nga gjinia mashkullore Jennifer Lopez veçon Eminem.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania