Bogdanoviç: Prishtina po keqpërdor marrëveshjen
Transmetuar më 15.06.2012 13:57
Beograd, 15 qershor 2012, NOa - Ministri në largim për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka vlerësuar se është e “papranueshme sjellja e EULEX-it, që në bashkëpunim me qeverinë e Prishtinës po i heq targat” e dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“Qëndrimi ynë është i njohur, dhe ky është se EULEX duhet që t’i përmbahet rezolutës 12 44 dhe të jetë neutral ndja statusit”, ka thënë Bogdanoviq gjatë një vizite në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se bisedimet mes Prishtinës e Beogradit duhet të vazhdojnë, derisa ka thënë se aktualisht po keqpërdoret paragrafi i 7-të i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

“Ne në Bruksel kemi marrë garanci gojore nga Robert Kuper për veriun, se për shkak të situatës specifike,  në këtë pjesë të mos përdoren targat e Kosovës”, ka thënë Bogdanoviç. Qeveria e Kosovës nga një qershori ka ndaluar qarkullimin e automjeteve që bartin target e vjetra të Serbisë. Serbët kosovarë janë të obliguar që t’i ndërrojnë këto targa me targa të reja të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS.

noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania