Tiranë, 15 qershor 2012, NOA - Kryeministri Sali Berisha e cilësoi dorëzimin në Bruksel, qeverisë së Republikës së Kosovës nga Komisioni Europian të pyetësorit për liberalizimin e vizave, si një arritje madhore e historike për Kosovën në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Europian. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se ky është një akt madhor që dëshmon për sukseset e qeverisë së Kosovës.
“Ky akt madhor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Europian, vendet e tij anëtare, është dëshmi e sukseseve të reformave të gjithanshme që kanë shndërruar Kosovën në një nga vendet më të sigurta të rajonit dhe vlerësimit të tyre të madh ndërkombëtar. Ky është një akt madhor besimi nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, shtetit ligjor dhe institucioneve të tij, në demokracinë më të re në Europë”, u shpreh kryeministri Berisha.
Berisha thekson se dorëzimi i dokumentit pët vizat, është dhe një vlerësim që KE ka pr qeverinë e Kosovës dhe marrëveshjet që ajo ka arritur me qeverinë e Serbisë.
“Dorëzimi i pyetësorit për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kontrollit të Integruar të Kufijve me Serbinë dhe vendosmërisë së qeverisë së Kosovës për zbatimin e saj, dëshmon vlerësimin e madh që Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së kanë për marrëveshjen e Brukselit midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e saj”, shprehet Kryeministri.
a.k/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: